Programi i Transparencës për Forcën Detare

I. Hyrje
Në mbështetje të nenit 7 të ligjit nr.119/2014 “Për të Drejtën e Informimit” është përgatitur programi i transparencës për Forcën Detare (FD). Ky program përcakton kornizën ligjore të veprimtarisë së FD në kuadër të ligjit nr.119/2014 “Për të Drejtën e Informimit” (LDI).

Ky program vlerësohet si një mënyrë konkrete përmes së cilës Forca Detare  ndërton dhe rrit transparencën në aktivitetin e saj si organ i administratës publike, nën garancinë e LDI.
Forca Detare do të përditësojë Programin e Transparencës, në përputhje me pikën 2 të nenit 5 të LDI.
Informacioni i bërë publik në këtë program, ka për qëllim të realizoje transparencën e veprimtarisë së punës së Forca Detare  nëpërmjet pasqyrimit të kësaj veprimtarie në faqen zyrtare Forca Detare . Programi i transparencës pasqyrohet në rubrika, tekste/përmbajtje, afat kohor për bërjen publike të tij, mënyrën e bërjes publike si dhe strukturën përkatëse, e cila prodhon ose administron dokumentin. 
Në përmbajtje të programit të transparencës evidentohet skema e publikimit, e cila pasqyron vendi ku adresohet dokumenti në faqen zyrtare në internet. Përveç kësaj, çdo dokument është i aksesueshëm edhe në skemë. 
Dokumentacioni i bërë publik, do të jetë i përditësuar në formë e përmbajtje. Faqja zyrtare e Forca Detare  në përbërje te faqes se Forcave të Armatosura  është ndërtuar në formë të tillë që mundëson informacion për publikun pa kërkesë në format lehtësisht të kuptueshëm. Në rubrikat e faqes zyrtare pasqyrohen edhe informacione që karakterizohen nga kufizime të identifikimit të të dhënave personale për shkak të ruajtjes së privatësisë së individëve/subjekteve të të dhënave etj. 
Skema e publikimit paraqitet nëpërmjet tabelës përmbledhëse të evidentuar në këtë program.

II. Parime të përgjithshme
Parimet kryesore, në të cilat mbështetet Programi Transparencës së Forcës Detare  janë:
1. “E drejta për informim” është e drejtë Kushtetuese e parashikuar në nenin 23 të saj, me të drejtën për tu njohur nga të gjithë dhe pa asnjë përjashtim.
2. Prezumimi i publikimit maksimal të të dhënave: kur  Forca Detare  ushtron funksione publike, për rrjedhojë informacioni që rrjedh nga veprimtaria e tij publikohet në përputhje me legjislacionin në fuqi.
3. Zbatimi korrekt i ligjit dhe dispozitave ligjore që rregullojnë në mënyrë të posaçme veprimtarinë e Forcës Detare    që kanë lidhje me të Drejtën e Informimit.
4. Informacioni përshtatet në gjuhë të qartë e të kuptueshme.
5. Organ mbikëqyrës i procedurave të informimit publik është Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale” (këtej e tutje KDIMDP).
6. Rishikimi i programit të transparencës bëhet sipas së njëjtës procedurë, përmes së cilës është bërë miratimi i tij.
7. Informacioni publik pa kërkesë duhet të jetë: i plotë; i saktë; i përditësuar; i thjeshtë në konsultim; i kuptueshëm; lehtësisht i aksesueshëm; i pajtueshëm me dokumentet origjinale në posedim të autoritetit publik.

III. Informacioni që bëhet publik pa kërkesë
Informacioni i lejuar për publikim është shprehimisht i parashikuar në nenin 7 të ligjit Nr.119/2014 “Për të Drejtën e Informimit”.
Në përputhje me këtë program transparence të miratuar, Forca Detare  vendos në dispozicion të publikut në faqen e tij të internetit https://aaf.mil.al/index.php/forca-detare-index dhe në mjediset e pritjes së publikut, kategoritë e mëposhtme të informacionit (informacioni i publikuar sipas kësaj skeme, përditësohet sa herë ai ndryshon):

IV. Tabela përmbledhëse e programit të transparencës së Forcës Detare

Kategoritë e informacionit publik  pa kërkesë: Baza ligjore Dokumenti/
Përmbajtja
Afati kohor për   publikim   Mënyra e publikimit  Struktura përgjegjëse
Përshkrim i strukturës organizative, funksioneve dhe detyrave të FD Neni
7/1/a/d

Struktura e FD:

Faqja web e Forcës Detare

Misioni dhe Detyrat

Pas miratimit nga autoritetet përgjegjëse Në faqen zyrtare FA rubrika Komanda e FD BCU, koordinatori për informimin
Akte ligjore;
akte nënligjore; rregullore; dokument tjetër. 
Neni 7/1/b Ligje, akte nënligjore, rregullore Pas miratimit në Fletoren Zyrtare;
pas miratimit të urdhrit nga komandanti i FD
Në faqen zyrtare FA rubrika Komanda e FD BCU, koordinatori për informimin

Informacion për procedurat që duhen ndjekur për të bërë një kërkesë për informim, adresën postare dhe elektronike për depozitimin e kërkesave për informim, si dhe procedurat e ankimit të vendimit përkatës.

Neni 7/1/c/g

Shpjeguese
kontakt:

Faqja web e Forcës Detare

Adresa:
Komanda e Forcës Detare,
Plepa-Durrës, Shqipëri.

Nr. kontakti: +355 522 60 243
Pas miratimit të Programit të transparencës. Në faqen zyrtare Dega e personelit, BCU, koordinatori për informimin
Të dhëna për vendndodhjen e zyrave të FD, orarin e punës, emrin dhe kontaktet e koordinatorit për të drejtën e informimit

Neni7/1ç

Koordinatori
nëntoger Kristina Dajko
specialist për informimin

e-mail: kristina.dajko@aaf.mil.al

tel zyre: (512) - 1009
8:00-16:00
adresa: Plepa-Durrës, Shqipëri

Sipas udhëzimeve Në faqen zyrtare   BCU, koordinatori për informimin

Të dhëna për arsimin, kualifikimet dhe kompetencat e funskionarëve të lartë
Struktura e pagave për nëpunësit dhe funksionarët e lartë

Ligje, akte nënligjore, rregullore

CV komandant i FD

 

Pas dekretit te presidentit Në faqen zyrtare BCU, koordinatori për informimin
Mekanizmat monitorues; raporte auditi; dokumentet me tregues performance  Neni7/1/dh Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura; 
Drejtoria e Auditit në Ministrinë e Mbrojtjes;
Drejtoria e Inspektimit të Përgjithshëm dhe Antikorrupsionit në MM;
Kontrolli i Lartë i Shtetit.
Pas miratimit të Programit të Transparencës Në faqen zyrtare BCU, koordinatori për informimin
Raporti i të ardhurave, shpenzimeve dhe investimeve të FD çdo 3 muaj Neni 7/1/e

Plani i investimeve për vitin 2018 në Forcën Detare

Realizimi i treguesve financiarë - buxhetorë janar - maj:
Buxheti i FD dhe realizimi i tij:
I. Plani: 1,221,074,365 lekë     Realizimi: 338,109,559 lekë
ose 28%.
600 (Paga personeli)
Plani: 490,000,000 lekë     Realizimi: 181,416,604 lekë
ose 37%
601 (Sigurime shoqërore dhe shëndetësore)
Plani: 80,000,000 lekë     Realizimi: 30,593,321 lekë
ose 38%
602 (Mallra dhe shërbime)
Plani: 475,000,000 lekë     Realizimi: 123,100,996 lekë
ose 26%
606 (Shpenzime bashkëshorte)
Plani: 9,574,365 lekë     Realizimi: 2,998,638 lekë
ose 31%
231 (Shpenzime investime)
Plani: 166,500,000 lekë     Realizimi: 0

Pas miratimit të Programit të Transparencës Në faqen zyrtare

Dega e Financës, BCU, koordinatori për informimin

Regjistri vjetor i prokurimeve në FD Neni 7/1/h Sipas ligjit të informimit Publik   Në faqen zyrtare Specialisti i Prokurimeve, BCU, koordinatori për informimin
Regjistri i kërkesave dhe përgjigjeve, sipas nenit 8 të këtij ligjit nr.119/2014 Neni 7/1/i

Regjistri i Kërkesave dhe Përgjigjeve për periudhën janar – shtator 2018

Regjistri i Kërkesave dhe Përgjigjeve për periudhën 
janar – mars 2019

  Në faqen zyrtare BCU, koordinatori për informimin
Njoftimet e përditësuara të aktiviteteve të FD   Lajme FD Pas realizimit të aktiviteteve Në faqen zyrtare BCU, koordinatori për informimin

V. Publikim

Në përputhje me këtë program transparence të miratuar, FD vendos në dispozicion të publikut në faqen e  internetit  dhe në mjediset e pritjes së publikut, kategoritë e mësipërme, në një rubrikë të veçantë të titulluar “Programi i Transparencës”.

VI. Monitorimi

Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale monitoron zbatimin e ligjit për të drejtën e informimit, duke nxitur parimin e transparencës në punën e autoriteteve publike, veçanërisht duke sensibilizuar dhe informuar për çështje të së drejtës së informimit. 

Komisioneri bën rekomandime për autoritetet publike, lidhur me konceptimin dhe zbatimin e programeve institucionale të transparencës.

--------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------

Modeli i kërkesës për informacion dhe modeli i përgjigjeve

--------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------

Koordinatori për të drejtën e informimit për Forcën Detare

Nëntoger Kristina Dajko,
specialist për Informimin dhe Bashkëpunimin Civilo - Ushtarak në Forcën Detare,

Telefon zyre (512) - 1009,
Tel: +355 522 60 243,
e- mail: kristina.dajko@aaf.mil.al






Media Sociale



Moti