SHSHPFA inspektoi Bazën Detare Pashaliman

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FARSH, gjeneralmajor prof. asoc. Bajram Begaj, inspektoi Bazën Detare Pashaliman, në kuadër të zhvillimit dhe angazhimit të Forcave të Armatosura në stërvitjen “Defender Europe 21”.

Gjeneralmajor prof. asoc. Bajram Begaj, i shoqëruar edhe nga komandanti i Komandës Detare, gjeneral brigade Ilir Xhebexhia, pasi vlerësoi efektivat e Bazës Detare për përmbushjen me sukses të detyrave, angazhimin e vazhdueshëm të tyre në ndihmë të komunitetit gjatë emergjencave civile, ndau me ta momente të caktuara të zhvillimit dhe angazhimit të Forcave të Armatosura në përgatitjet e stërvitjes “Defender Europe 21”.

“Kanë filluar dhe janë në proces, jo vetëm në planin ushtarak, por edhe në atë kombëtar, përgatitjet për zhvillimin e stërvitjes “Defender Europe 21”. Stërvitja është një demonstrim i aftësisë dhe vullnetit të SHBA për angazhimin në mbrojtjen e aleatëve evropianë në kuadrin e sigurisë dhe mbrojtjes kolektive. Në këtë stërvitje të madhe përfshihet edhe vendi ynë dhe Forcat tona të Armatosura, krahas disa vendeve të tjera të Aleancës. Në këto kushte, ky është më shumë se një eveniment ushtarak që kërkon dhe meriton vëmendje, përgjegjësi, përkushtim dhe angazhim maksimal profesional, dhe jo vetëm...”, theksoi gjeneralmajor prof. asoc. Begaj.

Lexo më shumë...

Mesazh i gjeneralmajor prof. asoc. Begaj në 5 - vjetorin e rënies në krye të detyrës të kapiten Florian Deliaj dhe toger Donald Hoxha

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FARSH, gjeneralmajor prof. asoc. Bajram Begaj, me anë të një mesazhi, ka përkujtuar 5 - vjetorin e rënies në krye të detyrës të Dëshmorëve të Atdheut, kapiten Florian Deliaj dhe toger Donald Hoxha.

 

 

 

 

Lexo më shumë...

Gjeneralmajor Prof. Asoc. Bajram Begaj në ceremoninë e përfundimit të aktivitetit sportiv, 5- Garëshi Ushtarak në rang FA

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FARSH, gjeneralmajor Prof. Asoc. Bajram Begaj mori pjesë në ceremoninë e përfundimit të aktivitetit sportive të 5-Garëshit Ushtarak për vitin 2021 në rang Force të Armatosur, e cila u zhvillua në ambientet e garnizonit “Skënderbej” në Ministrinë e Mbrojtjes.

Në përshëndetjen e tij, gjeneralmajor Prof. Asoc. Begaj, pasi falënderoi organizatorët për punën e shkëlqyer, përgëzoi të gjithë pjesëmarrësit për frymën e kolektivitetit dhe shpirtin e garës, tipare këto që karakterizojnë Forcat e Armatosura për arritjen e synimeve dhe objektivave që ata i vënë vetes në realizimin e detyrave. 

Lexo më shumë...

Shqipëria 12 vjet në NATO

Një rrugëtim historik dhe sfidues, i filluar që në vitin 1994 kur Shqipëria u bë anëtare e Partneritetit për Paqe të NATO dhe i kurorëzuar me anëtarësimin e plotë në Aleancë më 1 Prill 2009.

Gjatë këtyre 12 viteve Shqipëria, padyshim e ndihmuar edhe nga statusi i saj si një vend anëtar i NATO, e ka konsoliduar rolin e saj si një shtyllë stabilitetit në rajon, duke kontribuar në misionet e saj në shërbim të paqes dhe sigurisë në botë.

Forcat e Armatosura, burrat dhe gratë nën uniformë dhe brezat e Forcave të Armatosura, që punuan ndër vite me përkushtim, bënë të mundur futjen e Shqipërisë në familjen e madhe të vlerave të lirisë, dhe për herë të parë në histori i krijuan vendit mundësinë dhe të drejtën për të qenë të barabartë, në një tryezë kaq të rëndësishme të vendimmarrjes botërore

Lexo më shumë...

Mjekë dhe infermierë të Forcave të Armatosura i bashkohen kolegëve të tyre civilë në fushatën e vaksinimit anti-COVID “Shqipëria buzëqesh”

Prej fillimit të fushatës “Shqipëria buzëqesh” për vaksinimin masiv anti-COVID të popullatës në sheshin “Skënderbej”, ekipi i mjekëve dhe infermierëve të Forcave të Armatosura i janë bashkuar ekipeve të vaksinimit masiv të bluzave të bardha dhe po kontribuojnë së bashku në realizimin e objektivave të kësaj fushate vaksinimi. 

Procesi i vaksinimit të popullatës është ndjekur nga afër nga ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi i shoqëruar nga shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FARSH, gjeneralmajor prof. asoc. Bajram Begaj. 

“Qëndrojmë të gatshëm për t’i ardhur në ndihmë Ministrisë së Shëndetësisë jo vetëm në kryeqytet, por kudo ku ajo ka nevojë, në çdo cep të vendit, për të arritur synimin ambicioz që brenda pranverës së vitit të ardhshëm, e gjithë popullata të jetë e vaksinuar.”  - u shpreh ministri Peleshi gjatë inspektimit nga afër të procesit të vaksinimit.

Lexo më shumë...

Gjeneralmajor prof. asoc. Begaj priti në takim atasheun ushtarak kroat, Marijana Pleša Čadonič

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FARSH, gjeneralmajor, prof. asoc. Bajram Begaj zhvilloi një takim me atasheun ushtarak të Republikës së Kroacisë, kolonel Marijana Pleša Čadonič , në kuadër të përfundimit të mandatit të atasheut ushtarak jo rezident në Tiranë. 

Gjeneralmajor prof. asoc. Begaj, vlerësoi bashkëpunimin ushtarak bilateral midis vendeve në fushën e Sigurisë dhe Mbrojtjes, atë rajonal në veçanti bashkëpunimin në kuadër të kartës së Adriatikut (A5) por edhe më tej, në kuadër të misioneve dhe aktiviteteve të NATO.

Bashkëpunimi ushtarak midis dy vendeve shtrihet në fushën e edukimit, trajnimit dhe stërvitjeve si edhe misioneve të NATO. Të dy bashkëbiseduesit vlerësuan Kursin e Lartë për Siguri dhe Mbrojtje, të zhvilluar nga Akademia e Forcave të Armatosura të RSH, ku marrin pjesë edhe ushtarakë të lartë të Kroacisë.  

Lexo më shumë...

Forcat e Armatosura vijojnë punën për ndërtimin e Qendrës Operacionale të Sigurisë Kimbernetike të FA

Në mjediset e Ministrisë së Mbrojtjes u zhvillua takimi me ekipin nga USEUCOM, përgjegjëse për implementimin e projektit për ndërtimin e Qendrës Operacionale të Sigurisë Kibernetike QOSK/CCARC të Forcave të Armatosura dhe të përfaqësueseve të korporatës General Dynamics Information Technology (GDIT), nënkontraktor i USEUCOM-it. 

Ngritja e Qendrës Operacionale të Sigurisë Kibernetike (QOSK) si pjesë përbërëse e Njësisë Ushtarake të Sigurisë Kibernetike ka si qëllim menaxhimin e sistemeve të sigurisë kibernetike që do të mbikëqyrin/monitorojnë në mënyrë të vazhdueshme dhe të pandërprerë Sistemet e Komunikimit dhe të Informacionit (SKI) të Forcave të Armatosura. 

Lexo më shumë...






Media Sociale



Moti