Kthehet në Atdhe Kontigjenti RSM-IV me mision në Kabul, Afganistan

Në ambientet e pjesës ushtarake të aeroportit të Rinasit, u zhvillua sot paradite një ceremoni e veçantë për të pritur kthimin në atdhe të  Kontigjentit të IV Paqeruajtës në kuadër të Resolute Support Mission, në Kabul, Afganistan.

Trupat paqeruajtëse janë pritur nga zv.shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjeneral Brigade Dedë Prenga, i shoqëruar nga Komandanti i Forcës Tokësore gjeneral Brigade Nazmi Cahani. Gjithashtu në ceremoni ishin të pranishëm edhe Komandanti i Forcës Ajrore gjeneral brigade Vladimir Avdia, përfaqësues nga ambasada e Republikës së Turqisë në vendin tonë, familjarë dhe të afërm të kontingjentit RSM-4.

Lexo më shumë...

Përzgjidhet “Nënoficeri më i mirë për vitin 2016” në Forcat e Armatosura

Zëvendësshefi i Shtabit të Përgjithshëm të FARSH, gjeneral brigade Dedë Prenga, mori pjesë në aktivitetin e zhvilluar me rastin e promovimit të nënoficerit më të mirë për vitin 2016.

Të pranishëm gjithashtu në këtë aktivitet, i cili u zhvillua në auditorin e Ministrisë së Mbrojtjes ishin drejtori i Shtabit të Përgjithshëm të FA kolonel Ndriçim Sallaku, drejtorë të drejtorive në SHP si dhe një efektiv prej 150 nënoficerë nga komandat kryesore dhe repartet autonome të SHP të FA.

Lexo më shumë...

Gjeneral brigade Manushaqe Shehu emërohet komandante e Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes

Në auditorin e Ministrisë së Mbrojtjes, u zhvillua sot paradite ceremonia e emërimit të gjenerales së parë femër të Forcave të Armatosura, gjeneral brigade Manushaqe Shehu në krye të Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes

Të pranishëm në ceremoninë ishin zëvendësministri i Mbrojtjes, z. Petro Koçi, zëvendësshefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA gjeneral brigade Dedë Prenga, komandantë forcash, si dhe drejtorë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Shtabit të Përgjithshëm të FA.

 

Lexo më shumë...

Niset Kontingjenti i Parë Paqeruajtës në misionin “Resolute Support Mission” në Herat, Afganistan

Ministrja e Mbrojtjes znj. Mimi Kodheli dhe zëvendësshefi i Shtabit të Përgjithshëm të FARSH, gjeneral brigade Dedë Prenga, morën pjesë në ceremoninë e përcjelljes së Kontingjentit të Parë të Batalionit të Dytë të Këmbësorisë, i cili do të shërbejë në Herat nën komandën e FA italiane. Ceremonia e përcjelljes së kontingjentit paqeruajtës u zhvillua në ambientet e Ministrisë së Mbrojtjes, ku ishin të pranishëm ambasadori i Republikës së Italisë z. Alberto Cutillo, deputeti i Komisionit të Sigurisë, z. Arben Çuko, komandantë forcash dhe familjarë të pjesëtarëve të këtij kontingjenti.

Lexo më shumë...

U zhvillua ceremonia e përfundimit të Kursit të Lartë për Sigurinë dhe Mbrojtjen

Zëvendësshefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjeneral brigade Dedë Prenga, mori pjesë në ceremoninë e përfundimit të Kursit të Lartë për Sigurinë dhe Mbrojtjen. Në ceremoni, e cila u zhvillua në auditorin e Ministrisë së Mbrojtjes morën pjesë zëvendësministri i Mbrojtjes z. Idlir Peçi, gjeneralë, drejtorë dhe ushtarakë të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes, Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura.

Lexo më shumë...

U zhvillua ceremonia e përcjelljes së Kontingjentit të 5 me mision në Afganistan

Në ambientet e Batalionit të Policisë Ushtarake, u zhvillua një ceremoni e veçantë për përcjelljen e Kontingjentit të 5-të që do të shërbejë në Resolute Support Mission (RSM).

Të pranishëm në këtë ceremoni ishin ministrja e Mbrojtjes znj. Mimi Kodheli, zëvendësshefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA gjeneral brigade Dedë Prenga, ambasadori i Republikës së Turqisë në vendin tonë z. Hidayet Bayraktar, komandanti i PU kolonel Arben Kingji, drejtorë dhe ushtarakë të lartë të MM dhe SHPFA si dhe familjarë të efektivëve që do të nisen në mision.

Lexo më shumë...

Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë kremtojnë 104 - vjetorin e krijimit të saj

Në Garnizonin "Skënderbej" u organizua Dita e Hapur me rastin e 104 - vjetorit të krijimit të Ushtrisë Shqiptare.

Gjatë gjithë kësaj dite festive një numër i madh vizitorësh morën pjesë në këtë aktivitet dhe panë nga afër mjetet, pajisjet dhe armatimin që kanë në përdorim Forcat e Armatosura të Shqipërisë, duke filluar që nga helikopterët, mjetet e blinduara dhe armët e reja të standardeve të NATO.

Lexo më shumë...






Media Sociale



Moti