Gjeneralmajor prof. asoc Begaj priti atasheun ushtarak italian Piccolo

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FARSH, gjeneralmajor prof. asoc. Bajram Begaj zhvilloi një takim me atasheun e ri ushtarak të Forcave të Armatosura të Republikës së Italisë, kolonel Nicola Piccolo. Ky takim vjen në kuadër të akreditimit të kolonel Piccolo si atashe ushtarak i Italisë rezident në Tiranë. SHSHP i FA-së e uroj bashkëfolësin për marrjen e detyrës dhe theksoi se: “Bashkëpunimi ushtarak midis dy vendeve është i mbështetur jo vetëm në riprocitet, por edhe një histori suksesi mbi 20 - vjeçare, prandaj ndjehem mëse i sigurt që do të vijojë të jetë i tillë edhe në të ardhmen.”

Në takim mori pjesë edhe kolonel Fabio Cornacchia, i cili përfundoi mandatin si atashe ushtarak i Italisë në vendin tonë. 

Gjeneralmajor prof. asoc. Begaj vlerësoi bashkëpunimin ushtarak bilateral midis vendeve në fushën e Sigurisë dhe Mbrojtjes, atë rajonal por edhe më tej, në kuadër të misioneve dhe aktiviteteve të NATO-s. Forcat e Armatosura të Italisë janë një partner i rëndësishëm për FARSH, në këtë kuadër SHSHP vlerësoi dhe theksoi se: “Forcat e Armatosura të Italisë kanë qenë në krah të FARSH-it që prej vitit 1991, me projekte të shumta asistence për transformimin e saj në një forcë të standardeve të NATO-s”.

Lexo më shumë...

Gjeneral brigade Ilir Xhebexhia i bashkohet oficerëve madhorë të Forcave të Armatosura

Në Përfaqësinë Ushtarake të RSH në NATO, në prani të ambasadorit të RSH në NATO, z. Visho Ajazi Lika dhe përfaqësuesit ushtarak të RSH në NATO, gjeneralmajor Nazmi Cahani, iu vendos grada gjeneral brigade Ilir Xhebexhia.

Gjeneral brigade Ilir Xhebexhia është një ushtarak me një karrierë të shkëlqyer kudo ku ka shërbyer, si: zëvendëskomandant në Qendrën e Radiozbulimit, shef Sektori i Operacioneve dhe Stërvitjes, në Forcën Tokësore, drejtor i Drejtorisë së Operacioneve dhe Stërvitjes në Shtabin e Përgjithshëm të FA.

Aktualisht ai mban postin e zëvendëspërfaqësuesit ushtarak të RSH në NATO si dhe atashe ushtarak i RSH në Mbretërinë e Belgjikës, jo-rezident në Republikën e Francës.

Lexo më shumë...

SHSHPFA, takim në Komandën e Forcës Detare

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FARSH, gjeneralmajor, prof. asoc. Bajram Begaj, vijoi turin e takimeve njohëse në Komandën e Forcës Detare.

Në fjalën e tij në takimin me personelin e Forcës Detare SHSHPFA theksoi se “Forca Detare është një ndër strukturat kryesore të Forcave të Armatosura, e cila përveç misionit të saj kushtetues është duke kryer edhe detyra të tjera të rëndësishme, si ajo e rojës bregdetare. Angazhimi i suksesshëm me 14 kontigjente, i efektivëve të Forcës Detare në misionin e NATO-s “Sea guardian” në detin Egje tregon edhe më tepër rëndësinë që ka kjo forcë jo vetëm për vendin por edhe për Aleancën”.

Më tej gjatë fjalës së tij, gjeneralmajor, prof. asoc. Begaj solli në vëmendje vizionin e ri me të cilin ai ka orientuar punën e Forcave të Armatosura, të cilat duhet të synojnë qasje të reja për rolin dhe kapacitetet e tyre. “Për ta arritur këtë ne të gjithë kemi përgjegjësinë për të siguruar një mirëkuptim të plotë dhe efektiv në marrëdhëniet me njeri-tjetrin, ato civilo-ushtarake dhe padyshim besim e partneritet me vendet e tjera.”- u shpreh ndër të tjera SHSHP. 

Lexo më shumë...

Shpallen fituesit e raundit të dytë për kandidatët në studimet për Shkenca Ushtarake në AFA

Pas përfundimit të 280 aplikimeve të maturantëve në raundin e dytë, 26 të rinj, ku 8 prej tyre vajza, janë grupi i dytë që kanë zgjedhur të regjistrohen për të ndjekur studimet për shkenca ushtarake në Akademinë e Forcave të Armatosura.

Maturantët e regjistruar iu nënshtruan kontrollit mjekësor dhe testimit fizik përmes ekipit profesionist të mjekëve dhe pedagogëve e specialistëve të edukimit fizik në Akademinë e Forcave të Armatosura. Testimi fizik ka karakter skualifikues.

Testi fizik në tre disiplina, vrap, pompa dhe muskuj barku, duke qenë hapi i parë i konkurrimit pati si qëllim verifikimin e standardeve fizike që kandidatët duhet të plotësojnë për t'u futur në radhët e Forcave të Armatosura. 

Lexo më shumë...

Dy ushtarakë shqiptarë vlerësohen me “Commendation for Exellence” nga Komanda Strategjike e NATO

Përsëri në Komandën Strategjike të Aleancës (ACO SHAPE), dy ushtarakë të FARSH që kanë shërbyer prej tre vitesh në këtë komandë janë vlerësuar me “Commendation for Exellence”, (çmimi/medalja e ekselencës).

Në mbështetje të SHAPE Directive 040-004 “SHAPE Awards”, me datë 21-23 shtator janë zhvilluar ceremonitë e akordimit të çmimeve dhe medaljeve (sezoni i vjeshtës) për personelin që shërben në strukturën e ACO të cilat jepen nga shefi i Shtabit të Komandës Strategjike të Aleancës (COS ACO), gjeneral me katër yje, Markus Kneip, DEU Army.

Nga personeli shqiptar që ka shërbyer në komandën e ACO (PE), për kontribut të veçantë, të shkëlqyer dhe të jashtëzakonshëm në kryerjen e detyrave, janë përzgjedhur dhe nominuar kundrejt një procesi të gjatë përzgjedhje nga bordi i përzgjedhjes nën drejtimin e shefit të Komandës Strategjike të Aleancës (COS ACO), medaljet për personelin ushtarak si më poshtë:

Lexo më shumë...

Nga mbështetja financiare për personelin tek modernizimi, Xhaçka bën bilancin: Sot FA në shërbim të qytetarëve

“Gjatë këtyre 3 vjetëve ia kemi dalë të modernizojmë FA për ta kthyer atë në një forcë profesioniste dhe pranë qytetarëve”. - Kështu u shprehet ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka në ceremoninë e 55 -Vjetorit të Batalionit të Mbështetjes së Forcave të Armatosura, ku merrnin pjesë drejtues të Shtabit të Përgjithshëm të FA dhe ushtarakë që ndër vite kanë drejtuar Batalionin e Mbështetjes.

Në këtë përvjetor që përkon dhe me 3 - vjetorin e marrjes së detyrës si ministre e Mbrojtjes, Xhaçka theksoi se është ndërtuar një raport i ri me qytetarët duke iu gjendur atyre pranë në momentet e tyre më të vështira.

 

Lexo më shumë...

Ministrja Xhaçka gradon gjeneral brigade Arben Kingjin

Në mjediset e Batalionit Mbështetjes së Shtabit të Përgjithshëm, u zhvillua ceremonia e gradimit të gjeneral brigade Arben Kingji, të cilit iu akordua grada madhore me dekret të presidentit të Republikës, me propozim të ministres së Mbrojtjes.

Të pranishëm në këtë ceremoni ishin ministrja e Mbrojtjes znj. Olta Xhacka, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FARSH gjeneralmajor, prof. asoc. Bajram Begaj, komandantë forcash, drejtorë drejtorish në MM she SHP, si dhe ushtarakë të lartë e të ftuar të tjerë.

Ministrja e Mbrojtjes, znj. Olta Xhacka,pasi falënderoi të gjithë të pranishmit në këtë ceremoni, duke e konsideruar këtë ditë shumë të veçantë jo vetëm për faktin që sot do i vendosim gradat gjeneral brigade Kingji, por se kjo ditë përkon edhe me 55 - Vjetorin e Krijimit të Batalionit të Mbështetjes së Shtabit ëë Shtabin e Përgjithshëm.

Lexo më shumë...






Media Sociale



Moti