
Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FARSH Gjeneralmajor Prof. Asoc. Bajram Begaj, zhvilloi një takim me atasheun ushtarak të Republikës së Francës së akredituar në vendin tonë,kolonel Fabrice Duda.
Takimi u zhvillua virtualisht nëpërmjet platformave online, në kuadër të masave anti-COVID19
Gjeneralmajor Begaj vlerësoi bashkëpunimin dypalësh të deritanishëm midis Shqipërisë dhe Francës në fushën e Mbrojtjes, duke falenderuar për mbështetjen që Franca ka dhënë në modernizimin e FARSH me helikopterë dhe trajnimin e personelit me kurset e ofruara.
Nga ana e tij, atasheu ushtarak francez, Kolonel Duda, vlerësoi rolin dhe kontributin e FARSH në misionet ushtarake ku dy vendet kanë trupa të përbashkëta, kontributin e Shqipërisë me personel në Korpusin e Reagimit të Shpejtë (RRC-FRA) në Lille që prej vitit 2015, si dhe bisedimet midis shtabeve respektive të dy vendeve.
Pas më shumë se një viti, Forca Detare ka komandantin e saj të ri. Gjeneral brigade Ilir Xhebexhia u prezantua në krye të Flotës shqiptare nga ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjeneralmajor Bajram Begaj.
Ministrja Xhaçka e konsideroi gjeneral brigade Xhebexhian ushtarakun e duhur në krye të Forcës Detare, i cili do të ndihmojë në modernizimin dhe transformimin e kësaj force.

Forca Tokësore nga sot ka një komandant të ri. Gjeneral brigade Arben Kingji u prezantua në një ceremoni të posaçme nga ministrja Olta Xhaçka dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjeneralmajor Bajram Begaj.
Ministrja Xhaçka e konsideroi një moment shumë të rëndësishëm ndërrimin e komandantit të komponentit më të madh të Forcave tona të Armatosura, duke e vlerësuar gjeneral brigade Kingjin për aftësitë dhe përvojën e tij.“Unë nuk kam dyshim që sot stafeta e komandës së Forcës Tokësore kalon sot në duart të sigurta. Tek një njeri që do dijë të çojë përpara e të zhvillojë më shumë atë që kemi arritur të ndërtojmë deri më sot. Stafeta e drejtimit të Forcës Tokësore i kalon sot një ushtaraku të kalibrit të gjeneral Kingjit, nga një tjetër ushtarak me vlera e shumë arritje, siç është gjeneral Mullai.”- u shpreh Xhaçka.
Në datën 2 tetor 2020, në Komandën Supreme të Aleancës, ACO SHAPE Mons, Belgjikë, u zhvillua ceremonia e nënshkrimit të Marrëveshjes së Krijimit të Komandës së re të NATO, Joint-Force Command Norfolk, ku morën pjesë komandanti Suprem i Aleancës në Europë (SACEUR), gjeneral Tod D. Wolters (US AIRFORCE),
shefi i Shtabit të ACO Admiral Joachim RÜHLE (DEU Army) dhe përfaqësuesit ushtarakë kombëtarë të shteteve pjesëmarrësë në këtë komandë, në SHAPE.
Për palën shqiptare në emër të Ministrisë së Mbrotjes marrëveshja u nënshkrua nga përfaqësuesi Ushtarak Kombëtar në SHAPE, ACO kolonel Petrit Çuni.
Specialistët EOD të Batalionit të Xhenios në Komandën Mbështetëse në bashkëpunim me Inspektoriatin Kombëtar të Mjedisit dhe Territorit (IKMT) bënë të mundur shkatërrimin e pallatit 12 - katësh në Lagjen nr. 17 të Bashkisë Durrës, të dëmtuar në nëntorin e vitit të kaluar.
Ky është konsideruar një nga operacionet më të veshtira deri më tani, pasi u desh një punë voluminoze për hapjen e mbi 3000 furnelave nga ekspertët e Batalionit të Xhenios.
Presidenti i Republikës së Shqipërisë, sh.t.z. Ilir Meta, ka dekretuar sot emërimin e gjeneral brigade Arben Kingji komandant të Forcës Tokësore dhe gjeneral brigade Ilir Xhebexhinë komandant të Forcës Detare.
Dekretet, si më poshtë vijojnë...
110 rekrutë të rinj nga e gjithë Shqipëria, pas një procesi selektiv dhe testues në Qendrën e Personel – Rekrutimit sapo filluan Programin e Stërvitjes Individuale Bazë, në Qendrën e Arsimimit Professional të Ushtarit (QAPU).
Për arsye të masave të marra për mbrojtjen nga COVID-19, rekrutët do ta vijojnë trajnimin të ndarë në grupe përkatësisht në Qendrën e Arsimimit Professional të Ushtarit (QAPU), në Bunavijë, në Poshnje, Berat si dhe Vaun e Dejës, në Shkodër.
Të rinjtë, të cilët do jenë pjesë e këtij program do të përgatiten nga një personel trajnues të cilët e kanë kthyer këtë proces të natyrshëm, duke sjell përherë suksesin e radhës falë punës dhe kontributit të tyre.