Ministrja e Mbrojtjes dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm, homazhe në Varrezat e Dëshmorëve

Shqiptarët festojnë sot 29 Nëntorin, Ditën e Çlirimit të vendit nga pushtuesit nazifashistë.

Në nderim të kësaj ditë, presidentit të Republikës Ilir Meta, kryeministrit Edi Rama, ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjeneralmajor prof. asoc. Bajram Begaj, etj, bënë sot homazhe dhe vendosën kurora me lule pranë monumentit “Nënë Shqipëri”, në varrezat “Dëshmorët e Kombit”, në respekt dhe mirënjohje të veprës së dëshmorëve që dhanë jetën për clirimin e vendit.

 

Lexo më shumë...

Gjeneral brigade Albert Mullai emërohet komandant i Akademisë së Forcave të Armatosura

Gjeneral brigade Albert Mullai emërohet në krye të Akademisë së Forcave të Armatosura dhe do të drejtojë një prej strukturave më të rëndësishme të FA.

Gjeneral brigade Mullai, vjen në këtë detyrë pas një experience të gjatë në Forcat e Armatosura, pjesë e së cilës ka qenë edhe më herët.

Emërimi në këtë detyrë i gjeneral brigade Albert Mullai do të çojë përpara projektin e ri të Akademisë së Forcave të Armatosura, si institucioni i vetëm i Arsimimit të Lartë në fushën e Mbrojtjes dhe të Sigurisë.

 

Lexo më shumë...

Lejtnant Andi Gjeçi përfundon me sukses Kursin Ndërkombëtar të Oficerit të Detarisë në SHBA

Kualifikimi i ushtarakëve shqiptarë në Akademitë e vendeve të NATOs, një investim dhe garanci për një Forcë të Armatosur me lidership Euro-Atlantik.

Bashkëpunimi ushtarak në fushën e arsimimit me SHBA, por jo vetëm, vijon të furnizojë Forcën e Armatosur me drejtues oficer e nën/oficer të një niveli të lartë. 

Çdo vit janë me dhjetëra ushtarakë të të gjitha niveleve që kualifikohen në Akademitë dhe shkollat ushtarake më të mira të SHBA-së. 

I diplomuari më i fundit është lejtnant Andi Gjeçi, i cili sapo përfundoi me sukses Kursin Ndërkombëtar të Oficerit të Detarisë, në Shkollën e Rojës Bregdetare, në Virxhinia të SHBA dhe u specializua në fushat si kërkim-shpëtimi në det, bordingu, siguria detare, ligjshmëria në det, lidershipi dhe menaxhimi.

Lexo më shumë...

Gjeneralmajor prof. asoc. Begaj priti në takim atasheun ushtarak turk, kolonel Muhammet Kelami Kablay

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FARSH, gjeneralmajor, prof. asoc. Bajram Begaj zhvilloi një takim me atasheun ushtarak të Republikës së Turqisë, kolonel Muhammet Kelami Kablay, në kuadër të akreditimit të tij në vendin tonë.

Gjeneralmajor prof. asoc. Begaj, së pari i uroj suksese kolonel Kablay në detyrën e atasheut ushtarak të Turqisë dhe vlerësoi bashkëpunimin ushtarak bilateral midis vendeve në fushën e Sigurisë dhe Mbrojtjes, atë rajonal por edhe më tej, në kuadër të misioneve dhe aktiviteteve të NATO.

 

Lexo më shumë...

Vihet në punë radari në malin e Midës

Ministrja e Mbrojtjes znj. Olta Xhaçka, e shoqëruar nga shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FARSH, gjeneralmajor, prof. asoc. Bajram Begaj inspektuan radarin e sapondërtuar dhe të vënë në punë në Midë të Pukës.

Radari është investim i qeverisë shqiptare dhe qeverisë amerikane dhe projekti u zbatua nga kompania “Lockheed Martin”.

 

Lexo më shumë...

Rihapen pas 10 vjetësh studimet universitare në Akademinë e FA, Xhaçka: Synojmë ta ngremë në nivelin e vendeve të NATO

Akademia e Forcave të Armatosura ka rihapur pas 10 vjetësh ndërprerje studimet në nivel bachelor. 60 të rinj e të reja fitues, nisën këtë të hënë studimet në Fakultetin e Mbrojtjes dhe Sigurisë.

Në ceremoninë e mbajtur me këtë rast ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka vuri në dukje se është dashur punë e vendosmëri për ta rihapur Akademinë e FA, mbylljen e të cilës e evidentoi si një nga gjëmat më të pakuptueshme të tranzicionit. 

 

 

Lexo më shumë...

Akademia e Shkencave i dhuron 220 tituj Bibliotekës së Akademisë së Forcave të Armatosura

Në prag të fillimit të vitit të ri akademik, fondit prej 8 mijë titujsh të Bibliotekës së Akademisë së Forcave të Armatosura i shtohen edhe 220 tituj dhe 600 kopje librash, dhuratë nga Akademia e Shkencave.

Ministrja e Mbrojtjes znj. Olta Xhaçka falënderoi Akademinë e Shkencave dhe kryetarin e saj për këtë kontribut në prag të nisjes së vitit të ri akademik.

 

Lexo më shumë...






Media Sociale



Moti