Mesazh urimi i zëvendësshefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura me rastin e 104 - vjetorit të krijimit të Ushtrisë Shqiptare


Të nderuar ushtarë, nënoficerë, oficerë dhe civilë që shërbeni në Forcat e Armatosura të RSH,

më lejoni t'ju shpreh urimet më të përzemërta në 104 - vjetorin e krijimit të Ushtrisë Shqiptare. 

Në 4 Dhjetor 1912 u formua Ushtria Shqiptare, e cila erdhi vetëm pak ditë pas shpalljes së pavarësisë në Vlorë, nga plaku i historisë dhe i pavdekësisë, Ismail Qemali.

Në këtë përvjetor, ne ndjejmë një krenari të ligjshme, jo vetëm se Forcat e Armatosura janë pjesë e organizatës më të fuqishme të sigurisë në botë, sikurse është NATO, por edhe për faktin se, kemi trashëguar në vetvete vetitë më të mira në vite të kësaj ushtrie, që në moshë tashmë e ka kaluar shekullin.

Lexo më shumë...

Forcat e Armatosura të RSH për herë të parë kanë një gjenerale femër

Në historinë 104-vjeçare të FARSH, për herë të parë gradohet gjenerale një grua. Me propozim të ministres së Mbrojtjes znj. Mimi Kodheli dhe kryeministrit të RSH, shtz. Edi Rama, presidenti i RSH ka dekretuar me gradën gjeneral brigade Manushaqe Shehun. 

Me këtë rast në ambientet e Shtabit të Përgjithshëm u organizua një ceremoni e veçantë, ku ishin të pranishëm ministrja e Mbrojtjes znj. Mimi Kodheli, zëvendësministri i Mbrojtjes z. Petro Koci, zëvendësshefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjeneral brigade Dedë Prenga, gjeneralë dhe drejtorë drejtorish në MM dhe SHP.

Lexo më shumë...

Niset anija “Oriku P-132” në operacionin e NATO “Aegean Sea”

Sot në Portin e Durrësit u zhvillua ceremonia e përcjelljes së personelit të Forcës Detare dhe anijes “Oriku P-132” për në operacionin e NATO “Aegean Sea”, në kuadër të dislokimit të Forcave të Armatosura të RSH.

Në ceremoninë e organizuar me këtë rast ishin të pranishëm ministrja e Mbrojtjes znj. Mimi Kodheli, zëvendësshefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjeneral brigade Dedë Prenga, kryetari i Komisionit Parlamentar të Sigurisë z. Spartak Braho, komandantë të forcave dhe komandave ushtarake të FA, drejtorë të Drejtorive në Ministrinë e Mbrojtjes dhe Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, atashe ushtarakë të akredituar në vendin tonë, përfaqësues të pushtetit vendor Durrës, si dhe familjarë të efektivave që përcillen për në operacion. 

Lexo më shumë...

Gjeneral Bazo, homazhe në nderim të ushtarëve britanikë të rënë në vendin tonë gjatë Luftës së Dytë Botërore

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FARSH, gjeneralmajor Jeronim Bazo mori pjesë në ceremoninë solemne të Ditës së Kujtesës si dhe zhvilloi homazhe dhe vendosi kurorë në kujtim dhe  nderim të heroizmit dhe sakrificave të ushtarëve dhe civilëve britanikë që humbën jetën dhe ranë duke luftuar në vendin tonë në Luftën e Dytë Botërore, Krahas shërbesave rituale mes lutjesh, në këtë ceremoni u përkujtua edhe Kapiten Feti Vogli, i cili humbi jetën në Afganistan në vitin 2012.

Lexo më shumë...

FA vazhdon angazhimin për përmbytjet

Megjithë përmirësimin e motit dhe gjendjes së shkaktuar nga përmbytjet e ditëve të fundit, Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë vazhdojnë të jenë në krye të detyrës në të gjitha zonat ku nevojitet ndërhyrja e tyre.

Në Dibër, Krujë dhe Vlorë, Forcat e Armatosura vazhdojnë të jenë të angazhuara, kryesisht për të riparuar dëmet e shkaktuara nga përmbytjet. 

Në zonën e Dibrës, Forcat e Armatosura  po punojnë për ndërtimin e argjinaturave të dëmtuara në Gjoricë.

Lexo më shumë...

Forcat e Armatosura vijojnë të jenë të angazhuara maksimalisht në operacionet e kërkim - shpëtimit

Strukturat e Forcave të Armatosura vazhdojnë të jenë të angazhuara dhe në gatishmëri në të gjithë territorin e vendit. Nisur nga luhatjet e motit në orë të ndryshme të ditës, si dhe situatës e cila ndryshon vazhdimisht, strukturat e FA po vijojnë të angazhojnë të gjitha kapacitetet operacionale të komandave dhe njësive operacionale në zonat e rrezikuara, si dhe janë në kontakt të vazhdueshëm me Drejtorinë e Përgjithshme të Emergjencave Civile. Në operacion janë angazhuar 236 forca, mjete të kalueshmërisë së lartë dhe të ndërhyrjes së menjëhershme.

Lexo më shumë...

Forcat e Armatosura vijojnë angazhimin e tyre në operacionin e Emergjencave Civile në Tiranë, Vlorë, Peshkopi, Shkodër, Lezhë dhe Krujë

Strukturat e Forcave të Armatosura vazhdojnë të jenë të angazhuara dhe në gatishmëri në të gjithë territorin e vendit. Nisur nga situata sinoptike në përmirësim, pavarësisht luhatjeve të motit në orë të ndryshme të ditës, si dhe ndjekja nga afër e situatës nga strukturat e FA të angazhimit të kapaciteteve operacionale të njësive dhe reparteve në zonat e rrezikuara, si dhe duke mbajtur kontakt të vazhdueshëm me Drejtorinë e Përgjithshme të Emergjencave Civile, në operacion janë angazhuar 201 forca, mjete të kalueshmërisë së lartë dhe të ndërhyrjes së menjëhershme.

Lexo më shumë...







Media Sociale



Moti