Zhvillohen analizat vjetore mbi punën e bërë nga komandat dhe njësitë kryesore të FARSH për vitin 2020

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FARSH gjeneralmajor prof. asoc. Bajram Begaj mori pjesë në analizat vjetore të zhvilluara nga komandat e forcave dhe njësive kryesore mbi punën e bërë nga ana e tyre gjatë vitit 2020. Analizat u zhvilluan nëpërmjet platformave online në kuadër të masave anti-COVID 19.

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm vlerësoi punën e bërë nga komandat e Forcës Tokësore, Detare dhe Ajrore, Komanda Mbështetëse, Akademia e Forcave të Armatosura dhe njësitë autonome, duke theksuar faktin se edhe pse ishte një vit i vështirë i kushtëzuar nga pandemia, FARSH ia dolën të realizojnë me sukses objektivat e vëna për vitin 2020. 

Lexo më shumë...

Xhaçka video-konferencë me ushtarakët në misione: Do të jem avokatja më e fortë për çdo efektiv të Forcave të Armatosura

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka ka zhvilluar një bisedë online me përfaqësues më të lartë në NATO dhe misionet paqeruajtëse në Kosovë, Afganistan, Letoni, Sudanin e Jugut dhe Bosnje -Hercegovinë. Veç urimit për festat e fundvitit, ministrja e Mbrojtjes është interesuar edhe për shëndetin e efektivëve dhe familjarëve të tyre, në këto kohë të vështira pandemie.

“Tek unë do të keni gjithmonë, përveçse një mike shumë të mirë edhe avokaten tuaj më të fortë”, - u shpreh gjatë bisedës ministrja Xhaçka, ndërsa shprehu mirënjohjen për kontributin e dhënë nga çdo efektiv i FA, brenda dhe jashtë vendit.

Lexo më shumë...

Mesazh urimi i shefit të Shtabit të Përgjithshëm gjeneralmajor prof. asoc. Bajram Begaj për Krishtlindjet dhe Vitin e Ri 2021

Mesazh urimi i shefit të Shtabit të Përgjithshëm gjeneralmajor prof. asoc. Bajram Begaj për Krishtlindjet dhe Vitin e Ri 2021.

 

 

 

 

Lexo më shumë...

Kremtohet 95 - Vjetori i Krijimit të Forcës Detare

Kremtohet ceremonia e 95 - Vjetorit të Krijimit të Forcës Detare në portin e Durrësit. Në këtë ceremoni morën pjesë ministrja e Mbrojtjes znj. Olta Xhaçka, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura gjeneralmajor Bajram Begaj, përfaqësues të institucioneve detare, të Portit Durrës, QNOD, veteranë të Flotës dhe personel i Forcës Detare.

Komandanti i Forcës Detare, gjeneral brigade Ilir Xhebexhia i uroi detarëve 95 - Vjetorin duke theksuar se: "... është privilegj dhe kënaqësi e veçantë t'ju drejtohem sot me rastin e 95 - Vjetorit të krijimit të Forcës Detare!".

Në vazhdimësi, ai përmblodhi historinë e saj që nga krijimi më 25 Dhjetor 1925 dhe hapat që ka ndërmarrë Forca Detare në rrugën e reformimit dhe modernizimit për realizimin e misionit të saj dhe plotësimin e standardeve të NATO në bashkëpunim me Flotat homologe.

Lexo më shumë...

Në mbyllje të një viti të vështirë, Xhaçka atasheve të NATO: Mbështetja e Aleancës, e vyer


Bazuar në kalendarin e aktiviteteve të dedikuar për atashetë ushtarakë të huaj të akredituar në Republikën e Shqipërisë, u zhvillua më datë 09 dhjetor 2020, takimi i fundvitit. Marrë në konsideratë situatën pandemike takimi u zhvillua në platformë online.

Fokusi kryesor i takimit ishte një prezantim i përgjithshëm mbi Forcat e Armatosura të RSH, roli dhe misioni i tyre, pjesëmarrja e tyre në misione jashtë vendit si dhe bashkëpunimi dypalësh, rajonal dhe ai ndërkombëtar.

 

Lexo më shumë...

Gjeneralmajor prof. asoc. Begaj, në ceremoninë e përcjelljes së dy kontingjenteve “Resolute Support Mission” në Kabul, Afganistan

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FARSH, gjeneralmajor prof. asoc. Bajram Begaj, mori pjesë në ceremoninë e përcjelljes së trupave të Kontingjentit VI paqeruajtës, të Batalionit të Forcave Speciale dhe Kontingjentit të XIII paqeruajtës të Batalionit të II të Këmbësorisë, të Forcës Tokësore, në Kabul, Afganistan, në kuadër të kontributit të vendit tonë në misionin e NATO “Resolute Support Mission”.

Në ceremoninë e organizuar në pjesën ushtarake të Aeroportit Ndërkombëtar “Nënë Tereza”, në Rinas, morën pjesë gjithashtu edhe komandanti i Forcës Tokësore, gjeneral brigade Arben Kingji, atasheu ushtarak i Republikës së Turqisë kolonel Muhammet Kelami Kablay, si dhe familjarët e efektivëve që  do nisen në mision.

Lexo më shumë...

Gjeneralmajor prof. asoc. Bajram Begaj, mesazh urimi me rastin e 108 - Vjetorit të Krijimit të FARSH

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FARSH, gjeneralmajor prof. asoc. Bajram Begaj, me anë të një mesazhi ka uruar Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë për 108 - Vjetorin e Krijimit.

 

 

 

 

Lexo më shumë...






Media Sociale



Moti