
Në përgjigje të situatës së krijuar nga reshjet e dëborës dhe temperaturave të ulëta të shoqëruara me ngrica, strukturat e Forcave të Armatosura kanë dalë në terren në akset më të prekura në të gjithë vendin.
Forca Tokësore ka angazhuar Batalionin I, Batalionin II dhe Batalionin Komando në qarkun e Lezhës dhe të Shkodrës. Këto trupa kryesisht kanë ndihmuar në zhvendosjen e mjeteve të bllokuara për mungesë karburanti, ose defekte mekanike të mjeteve dhe lirimin e rrugës për të vazhduar qarkullimin e mjeteve.
Gjithashtu, Komanda Mbështetëse ka angazhuar borëpastruese në qarkun e Korçës, ku është angazhuar për pastrimin e aksit Korçë - Kapshticë si dhe mjete të rënda për hapjen e borës në zonat e thella, gjithashtu është vënë në dispozicion të qytetarëve të bllokuar në rrugë një cisternë e FA për të furnizuar mjetet e mbetura në rrugë pa karburant.
Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA gjeneralmajor prof. asoc. Bajram Begaj mori pjesë në seminarin 2 ditor të nivelit të lartë mbi doktrinat ushtarake të organizuar nga Forumi për Siguri dhe Bashkëpunim i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), forum i cili aktualisht është nën kryesimin e SHBA.
Në seminar u trajtuan çështje që lidhen me situatën e sigurisë në zonën evropiane dhe vlerësimin e trendeve operacionale, shkurajimin nëpërmjet forcës konvencionale, garën strategjike brenda kufirit të konfliktit të armatosur, bashkëpunimin midis shteteve, si dhe rolin e Forcave të Armatosura në përgjigje ndaj krizave duke analizuar edhe impaktin e pandemisë në zhvillimin e doktrinës ushtarake.
Në fjalën e tij gjatë seminarit, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA gjeneralmajor prof. asoc. Bajram Begaj nënvizoi faktin se edhe pse ka një trend pozitiv në zonën evropiane si integrimi, bashkëpunimi dhe përpjekjet e përbashkëta për paqe, liri, siguri dhe drejtësi, përsëri situata e sigurisë aktuale përballet me sfida dhe kërcënime që tejkalojnë natyrën tradicionale dhe kërkojnë një bashkëpunim ndërkombëtar.
Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA gjeneralmajor prof. asoc. Bajram BEGAJ, priti në takime pune Gjeneral Major Joseph Jarrard, zëvendëskomandant i Përgjithshëm i Forcave Tokësore Amerikane në Evropë dhe Afrikë, në kuadër të zhvillimit në vendin tonë të stërvitjes “Defender Europe 21”.
“Defender Europe 21”, e cila do të zhvillohet nga data 1 maj deri më 14 qershor 2021, është stërvitja shumëkombëshe më e madhe, e zhvilluar ndonjëherë në territorin e Republikës së Shqipërisë dhe në rajonin tonë, në tre dekadat e fundit, si për forcat pjesëmarrëse dhe mjetet e dislokuara, ashtu dhe për forcat dhe mjetet që do të kryejnë kalimin transit në vendin tonë.
Shefat e Shtabeve të vendeve të Aleancës u “mblodhën” virtualisht në sesionin e 185- të të Komitetit Ushtarak të NATO nivel shefash shtabi të përgjithshëm të vendeve anëtare të NATO.
Takimi u hap nga z. Jens Stoltenberg, sekretari i Përgjithshëm i NATO, ndërsa seancat u drejtuan nga Air Chief Marshal Sir Stuart Peach, kryetar i Komitetit Ushtarak, mbështetur nga komandanti Suprem i Forcave Aleate në Evropë (SACEUR), gjeneral Tod Wolters dhe komandanti Suprem i Aleancës për Transformimin (SACT), gjeneral André Lanata.
Që prej datës 8 janar efektivë dhe mjete të Forcës Tokësore dhe Komandës Mbështetëse vazhdojnë të jenë të angazhuar në zonat e prekura nga përmbytjet e shkaktuara nga reshjet e dendura që vijojnë të bien. Të gjitha strukturat e Forcave të Armatosura vazhdojnë të jenë në gatishmëri të plotë për përballimin e kësaj situate duke vënë në dispozicion trupa dhe mjete të kalueshmërisë së lartë në shërbim të autoriteteve të pushtetit vendor dhe lokal me qëllim transportin e materialeve dhe evakuimin e personave të prekur nga përmbytjet si dhe shpërndarjen e materialeve ushqimore/veshmbathje dhe hapjen e rrugëve të bllokuara nga rrëshqitjet e dheut dhe dëbora.
Më konkretisht Forcat e Armatosura po operojnë në: Bajram Curr, Shkodër, Lezhë, Pukë, Tiranë, Durrës, Elbasan, Fier, Korcë dhe Vlorë ku në total janë angazhuar 445 trupa dhe 143 mjete.
Është ndarë nga jeta nga sëmundja e rëndë e shkaktuar nga COVID-19, me gjithë kujdesin shëndetësor, dekani i Akademisë së Forcave të Armatosura, kolonel Agim Sula.
Agimi u lind më 3 korrik 1962 në Selitë të Tiranës në një familje me ndjenja të larta patriotike e liridashëse. Me dëshirën e madhe për të qenë ushtarak, Agimi kreu Shkollën e Mesme Ushtarake ”Skënderbej” dhe Shkollën e Bashkuar të Oficerëve me rezultate të shkëlqyera. Në vitin 1985 u titullua oficer aktiv, duke nisur në këtë mënyrë karrierën ushtarake, sa të bukur, aq edhe të vështirë.
Gjatë karrierës së tij mbi 35 - vjeçare si oficer aktiv, Agimi kreu me përkushtim e devotshmëri një sërë detyrash të rëndësishme duke filluar nga detyra komandantit të togës, sekretar i Komitetit të Rinisë dhe komisar batalioni në Shkollën Ushtarake “Skënderbej” e deri komandant i Akademisë së Forcave të Armatosura, këshilltar ligjor i shefit të Shtabit të Përgjithshëm të FA, pedagog i Shkencave Sociale, shef departamenti, shef fakulteti e dekan në Akademinë e Forcave të Armatosura.
Si rezultat i rënies së reshjeve të dëborës me intensitet të lartë, strukturat e Forcave të Armatosura kanë vijuar operacionin e tyre për hapjen e akseve rrugore të bllokuara nga dëbora.
Konkretisht, gjatë mbrëmjes së kaluar, me kërkesë të Bashkisë Korçë, efektivë të Detashmentit të Mbrojtjes Rajonale, Korçë, me një mjet special borëpastruese, kanë kryer operacionin për hapjen e akseve rrugore rurale të bllokuara:
Libonik-Sheqeras-Orman-Rëmbec-Pojan-Zvezde-Golloberde-Potgorie-qyteti Maliq, duke bërë të mundur zhbllokimin e rrugës (rreth 120 km), që lidhte këto fshatra.