Komandanti i Komandës Mbështetëse të SHBA për Evropën dhe Afrikën, gjeneralmajor Christopher Mohan, vizitë pune në Shqipëri në kuadër të stërvitjes “Defender 21”

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FARSH, gjeneralmajor prof. asoc. Bajram Begaj priti në një vizitë pune në Shqipëri në kuadër të masave përgatitore të stërvitjes “Defender 21”, Komandantin e Komandës Mbështetëse të Forcave Tokësore të SHBA për Evropën dhe Afrikën, gjeneralmajor Christopher O. Mohan.

Në fjalën e tij, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FARSH, gjeneralmajor prof. asoc. Bajram Begaj vlerësoi partneritetin strategjik dhe bashkëpunimin midis dy vendeve duke nënvizuar asistencën e SHBA për Shqipërinë në fushën e Sigurisë dhe Mbrojtjes.

Gjithashtu, gjeneralmajor Begaj siguroi se stërvitja “Defender 21” mbetet një nga prioritetet e FARSH për vitin 2021. “Janë duke u marrë të gjitha masat e duhura për zhvillimin me sukses të kësaj stërvitje.

Lexo më shumë...

Urim i SHSHPFA në Ditën Ndërkombëtare të Gruas

Në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FARSH, gjeneralmajor prof. asoc. Bajram Begaj, me anë të një mesazhi u ka uruar festën të gjithë grave dhe vajzave shqiptare, nënave, motrave, bashkëshorteve dhe veçanërisht vajzave dhe grave që shërbejnë në Forcat e Armatosura ...

 

 

 

 

Lexo më shumë...

Urim i shefit të Shtabit të Përgjithshëm FA me rastin e 7 Marsit

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FARSH, gjeneralmajor prof. asoc. Bajram Begaj, me anë të një mesazhi u ka uruar festën të gjithë mësuesve që shërbejnë në Forcat e Armatosura...

 

 

 

 

Lexo më shumë...

Gjeneralmajor, prof. asoc. Bajram Begaj mori pjesë në konferencën mbi Komunikimin Strategjik të stërvitjes “Defender 21”

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FARSH gjeneralmajor prof. asoc. Bajram Begaj mori pjesë në video-konferencën mbi Komunikimin Strategjik në kuadër të përgatitjes për stërvitjen “Defender 21”, konferencë e organizuar nën drejtimin e Komandës së Forcave Tokësore Amerikane për Evropën dhe Afrikën.

Në konferencë morën pjesë personel i nivelit të lartë ushtarak i Komandës së SHBA në Evropë, strukturave të NATO-s, si dhe vendeve anëtare dhe partnere pjesëmarrëse në stërvitjen Defender 21, ku u trajtuan çështje që lidhen me kontekstin strategjik që përshkon stërvitjen, planin e komunikimit gjatë elementëve të stërvitjes, si dhe strategjinë për menaxhimin e keqinformimit të mundshëm.

Në fjalën e tij gjatë konferencës, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA gjeneralmajor prof. asoc. Bajram Begaj theksoi se stërvitja “Defender 21” do të jetë një platformë ideale jo vetëm për të testuar kapacitetet ushtarake të vendit tonë, por gjithashtu do të mbartë një mesazh të qartë të mbështetjes së aleatëve strategjikë në përmbushjen e detyrimeve kushtetuese të FARSH.

Lexo më shumë...

Gjeneralmajor prof. asoc. Bajram Begaj priti në takim drejtorin e Inteligjencës dhe Sigurisë së FSK, gjeneralmajor Gëzim Hazrolli

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FARSH gjeneralmajor prof. asoc. Bajram Begaj,  priti në një takim drejtorin e Inteligjencës dhe Sigurisë të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Gjatë takimit me  drejtorin e DIS, gjeneralmajor Hazrolli, SHSHPFA, vlerësoi bashkëpunimin e deritanishëm me Forcën e Sigurisë së Kosovës. 

Nga ana e tij, gjeneralmajor Hazrolli pasi e falënderoi gjeneralmajor Begaj për punën e mirë të bërë deri më tani si shef i Shtabit të Përgjithshëm të FA, shprehu gatishmërinë e tij për të vijuar bashkëpunimin e shkëlqyer të deritanishëm mes strukturave.

Lexo më shumë...

Mesazh i SHSHPFA në 9 - vjetorin e rënies në krye të detyrës të Dëshmorit të Atdheut, kapiten Feti Vogli

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, gjeneralmajor Prof. Asoc. Bajram Begaj, përcjell një mesazh për 9-vjetorin e rënies në krye të detyrës të Dëshmorit të Atdheut, Kapiten Feti Vogli.

Mesazhi si më poshtë:

“Data 20 shkurt 2012, sjell një kujtesë të dhimbshme për Forcat tona të Armatosura. Në këtë ditë të pafat humbi jetën kolegu ynë i shtrenjtë, Kapiten Feti Vogli. Prandaj ky mesazh sot është një homazh në përkujtim të 9-vjetorit të rënies në krye të detyrës të një ushtaraku me kontribute, vlera dhe veti të larta. Kapiten Feti Vogli, me shpirtin e sakrificës dhe me aktin e madh heroik që kreu na mbush të gjithëve me krenari. 

Kjo krenari ka të bëjë me atë që ushtarakët kryejnë çdo ditë: përmbushjen e misionit kushtetues dhe atij human, kurdoherë dhe kudo që ata ndodhen, brenda dhe jashtë vendit. Ushtarakët si Fetiu, kryejnë një mision që s’ka të krahasuar me atë të profesioneve të tjera, ata mbrojnë dhe kontribuojnë për atdheun, sigurinë, lirinë dhe paqen, deri në sakrificën më sublime. Për këtë jemi të gjithë kryelartë, jo vetëm ne ushtarakët, por edhe fëmijët tanë, prindërit, vëllezërit e motrat tona.

Lexo më shumë...

SHSHPFA zhvillon vizitë njohëse në Komandën e Forcës Tokësore dhe Regjimentin e Operacioneve Speciale në Zall-Herr

Ditën e sotme, SHSHPFA gjeneralmajor prof. asoc. Bajram Begaj zhvilloi një vizitë njohëse në garnizonin e Komandës së Forcës Tokësore dhe Regjimentin e Operacioneve Speciale, njësi kjo e sapo krijuar brenda Forcës Tokësore. 

Qëllimi i kësaj vizite ishte dhënia e udhëzimeve për përforcimin dhe respektimin e masave protokollare kundër përhapjes së COVID-19, falënderimin e të gjithë efektivat të FT për punën e mirë dhe sakrificat që ata bëjnë çdo ditë, si në kuadër të përballimit të emergjencave civile, ashtu edhe në ruajtjen e gatishmërisë dhe kapaciteteve operacionale të Forcës Tokësore në zhvillimin me sukses të misionit dhe detyrave në këtë periudhë delikate pandemie.

Lexo më shumë...






Media Sociale



Moti