Urim i SHSHPFA për 76 - Vjetorin e Shkollës së Mesme Ushtarake “Skënderbej”

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FARSH, gjeneralmajor prof. asoc. Bajram Begaj, me anë të një mesazhi ka uruar personelin ushtarak aktiv dhe civil si dhe ushtarakët në rezervë, në 76 – Vjetorin e krijimit të Shkollës së Mesme Ushtarake “Skënderbej”...

 Të nderuar ushtarakë aktivë, në rezervë dhe civilë të Forcave të Armatosura! 

Dita e sotme e këtij 28 Marsi, shënon 76 - Vjetorin e krijimit të Shkollës së Mesme Ushtarake “Skënderbej”. Kjo shkollë, për rreth një gjysmë shekulli, përgatiti dhe formoi themelet e pothuajse të gjithë trupës së oficerëve të Forcave të Armatosura.

Niveli dhe cilësia, programi dhe disiplina, kultura dhe qytetaria, e klasifikuan Shkollën “Skënderbej” si ndër më të mirat dhe më të njohurat në historinë e arsimit të mesëm shqiptar, duke e bërë atë simbol të krenarisë, nderit dhe pjesë e lavdisë së historisë sonë ushtarake.

Lexo më shumë...

SHSHPFA, gjeneralmajor prof. asoc. Bajram Begaj inspektoi Batalionin e Parë të Këmbësorisë të Forcës Tokësore

25 mars 2021

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FARSH, gjeneralmajor prof. asoc. Bajram Begaj, inspektoi Batalionin e Parë të Këmbësorisë (b1k) të Forcës Tokësore, në Vaun e Dejës, Shkodër, në kuadër të ristrukturimit të Forcës Tokësore.

Gjeneralmajor Begaj vlerësoi efektivat e b1k për përkushtimin dhe angazhimin e vazhdueshëm të tyre në ndihmë të komunitetit gjatë emergjencave civile, si përmbytjet, bllokimit të rrugëve nga reshjet e dëborës në zona të caktuara, tërmeteve etj. 

Lexo më shumë...

Gjeneralmajor, prof. asoc. Bajram Begaj priti në takim ambasadorin e Mbretërisë së Spanjës në vendin tonë, z. Marcos Alonso

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FARSH, gjeneralmajor prof. asoc. Bajram Begaj, zhvilloi një takim pune me ambasadorin e Mbretërisë së Spanjës në vendin tonë, z. Marcos Alonso.

Në këtë takim u diskutua për situatën e sigurisë në rajon e më gjerë dhe u vlerësua roli i NATO-s si një faktor stabiliteti për rajonin e Ballkanit. Si vende anëtare të NATO-s , forcat e armatosura të  dy vendeve, punojnë e shërbejnë krah për krah që nga Afganistani i largët e deri në strukturat komanduese e të forcës së NATO. 

 

Lexo më shumë...

SHBA i dhuron Forcave të Armatosura Shqiptare 29 mjete të blinduara (Humvee)

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë dhuruar 29 mjete të blinduara (Humvee)  për Forcat e Armatosura të Shqipërisë. Këto mjete të rënda shumëpërdorimshme me lëvizshmëri të lartë do të përdoren nga Komanda e Forcës Tokësore dhe do të ndihmojnë në rritjen e gatishmërisë ushtarake shqiptare dhe ndërveprimit të saj me NATO.

Në aktivitetit e marrjes në dorëzim të këtyre mjeteve, i cili u zhvillua  në Komandën e Forcës Tokësore, morën pjesë ministri Mbrojtjes Niko Peleshi, ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në vendin tonë Yuri Kim, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA gjeneralmajor prof. asoc. Bajram Begaj dhe komandanti i Forcës Tokësore gjeneral brigade Arben Kingji.

Në fjalën e saj, ambasadorja e SHBA zonja Yuri Kim falënderoi Komandantin e Forcës Tokësore gjeneral brigade Arben Kingji për mikpritjen dhe organizimin e kësaj ceremonie. Ajo e cilësoi dhurimin e mjeteve të blinduara si ndihmë jo vetëm për vendin tonë, por edhe për Aleancën. Zonja Kim vlerësoi rolin e Shqipërisë në rajon dhe lidershipin aktual të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcave të Armatosura, në forcimin e bashkëpunimit në fushën e Mbrojtjes.

Lexo më shumë...

I jepet lamtumira e fundit komandantit të Komandës Mbështetëse, gjeneral brigade Ndriçim Sallaku

Në mjediset e Ministrisë së Mbrojtjes dhe duke respektuar masat anti - COVID, u zhvilluan sot paradite homazhe për ndarjen nga jeta para kohe të komandantit të Komandës Mbështetëse, gjeneral brigade Ndriçim Sallaku.

Për t’i dhënë lamtumirën e fundit gjeneral Sallakut në homazhe ishin të pranishëm presidenti i Republikës Ilir Meta, ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, ministrja e Punëve të Jashtme dhe Evropën Olta Xhaçka, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FARSH gjeneralmajor, prof. asoc. Bajram Begaj, ambasadorja e SHBA Yuri Kim, ambasadori i Republikës së Turqisë Murat Ahmet Yörük, ish-ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli, atashe ushtarakë të akredituar në vendin tonë, gjeneralë dhe komandantë forcash, familjarët e të ndjerit, miq e dashamirës, etj.

Pas kryerjes së homazheve, ministri i Mbrojtjes, z. Niko Peleshi, vlerësoi punën dhe përkushtimin në gjithë karrierën e tij ushtarake veçanërisht kontributin e tij në Emergjencat Civile.

Lexo më shumë...

Ditë e trishtë për Forcat e Armatosura. Ndërron jetë komandanti i Komandës Mbështetëse, gjeneral brigade Ndriçim Sallaku

Është ndarë nga jeta nga sëmundja e rëndë e shkaktuar nga COVID-19, me gjithë kujdesin shëndetësor, komandanti i Komandës Mbështetëse, gjeneral brigade Ndriçim Sallaku.

Forcat e Armatosura kanë humbur me gjeneral brigade Sallakun,  ushtarakun kurajoz, liderin e spikatur, profesionistin e shkëlqyer dhe njeriun e përkushtuar, ndërsa familja babain, bashkëshortin, gjyshin, familjarin e shtrenjte, lutemi për forcë për të përballuar këtë situatë të vështirë në jetët e tyre.  

Gjeneral Brigade Ndriçim Sallaku lindi me 14 qershor 1966 në Durrës. 

Gjeneral brigade Sallaku filloi karrierën ushtarake në vitin 1987, në Shkollën e Lartë të Bashkuar te Oficereve dhe ka shërbyer me devotshmëri për 34 vjet në Forcat e Armatosura, kryesisht në degën e Logjistikës në të gjitha nivelet e komandimet. Karriera e tij ne Forcat e Armatosura kulmoi me marrjen e gradës gjeneral brigade në vitin 2019, me dekret të presidentit të Republikës, nr. 11077 dhe prej asaj date vijonte të kryente detyrën e komandantit të Komandës Mbështetëse. 

Lexo më shumë...

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FARSH merr pjesë në rreshtimin organik të Batalionit të Mbështetjes me Luftim në Forcën Tokësore

Në kuadër të ristrukturimit të Forcës Tokësore, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FARSH, gjeneralmajor prof. asoc. Bajram Begaj mori pjesë në ceremoninë e rreshtimit organik të Batalionit të Mbështetjes me Luftim. 

Gjatë fjalës së tij përshëndetëse, gjeneralmajor Begaj, u shpreh se organizimi i Forcave të Armatosura synon jo vetëm rritjen e efiçencës operacionale, por edhe një reformim të mëtejshëm të forcës ushtarake të vendit, bazuar edhe në mësimet e nxjerra si vend anëtar i Aleancës së NATO-s dhe kontribues në misionet e operacionet e saj.

 

Lexo më shumë...






Media Sociale



Moti