Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjeneralmajor prof. asoc. Bajram Begaj mori pjesë në Konferencën e Shefave të Shtabit të vendeve të Kartës së Adriatikut (A-5, US - Adriatic Charter)

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FARSH, gjeneralmajor prof. asoc. Bajram Begaj mori pjesë në Konferencën e 24-të të Kartës së Adriatikut A-5. Kroacia ishte vendi mikpritës dhe së bashku me Komandën Amerikane në Evropë drejtuan këtë konferencë. Përveç vendeve anëtare të A-5 (Shqipëria, Bosnje - Hercegovina, Kroacia, Maqedonia dhe Mali i Zi), morën pjesë edhe Sllovenia dhe Kosova me statusin e vëzhguesit si dhe gardat kombëtare partnere me vendet anëtare dhe vëzhguese të A5.
Shtetet e Bashkuara përfaqësoheshin në konferencë me gjenerallejtënant Micheal L. Hoeard, zëvendëskomandant i Komandës Amerikane në Evropë (USEUCOM). Ndërsa nga Garda Kombëtare e New Jersey-it, që është partnere me Shqipërinë, u përfaqësua nga komandanti gjeneral brigade Lisa J. Hou.

Lexo më shumë...

Gjeneralmajor prof. asoc. Begaj pret në takim Komandantin e Gardës Kombëtare të New Jersey-it

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FARSH, gjeneralmajor prof. asoc. Bajram Begaj priti në një takim të veçantë Komandantin e Gardës Kombëtare të New Jersey-it, gjeneral brigade Lisa J. Hou.

Takimi ndërmjet gjeneralmajor Begaj dhe gjeneral brigade Lisa J. Hou u fokusua në marrëdhëniet dypalëshe si dhe në bashkëpunimin në fushën ushtarake.   

Gjeneralmajor Begaj, pasi i ka uruar mirëseardhjen gjeneralë brigade Lisa J. Hou, u shpreh ndër të tjera se: “Programi i Partneritetit nuk është vetëm një angazhim ushtarak në mbështetje vetëm të qëllimeve të sigurisë dhe mbrojtjes, por ky program përfshin gjithashtu edhe fusha të tjera të shoqërisë si ato ekonomike dhe sociale. përbërësi ushtarak i këtij programi është absolutisht një “histori suksesi” dhe ky bashkëpunim do të thellohet edhe më tej.

Lexo më shumë...

Gjeneralmajor, prof. asoc. Bajram Begaj, vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA gjeneralmajor prof. asoc. Bajram Begaj, po merr pjesë në një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) si pjesë e delegacionit shqiptar të kryesuar nga Kryeministri i Republikës së Shqipërisë Z. Edi Rama, Ministri i Mbrojtjes Z. Niko Peleshi, si dhe Ambasadorja e SHBA në vendin tonë Sh.S.Znj. Yuri Kim. 

Kjo vizitë zyrtare kryhet me rastin e 20 vjetorit të Programit të Partneritetit (State Partnership Program) në fushën e bashkëpunimit ushtarak, ndërmjet Shtetit të New Jersey-it dhe Shqipërisë. Programi i Partneritetit me Gardën Kombëtare të shtetit të New Jersey-it, u konkretizua në maj të vitit 2001 dhe është një marrëdhënie afatgjatë ndërmjet dy vendeve tona, me fokus kryesor fushën e bashkëpunimit civilo-ushtarak. 

 

Lexo më shumë...

Gjeneralmajor, prof. asoc. Bajram Begaj, merr pjesë në Takimin e Komitetit Ushtarak të NATO (MCC)

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA gjeneralmajor prof. asoc. Bajram Begaj i shoqëruar nga përfaqësuesi ushtarak i RSH në NATO gjeneralmajor Nazmi Cahani, mori pjesë në Konferencën e radhës të Komitetit Ushtarak të NATO-s, të zhvilluar në Athinë, Greqi.

Konferenca u drejtua nga kryetari i MCC admiral Rob Bauer, mbështetur nga komandanti Suprem i Forcave Aleate në Evropë (SACEUR), gjeneral Tod D. Wolters dhe komandanti Suprem i Aleancës për Transformimin (SACT), gjeneral André Lanata.

 

Lexo më shumë...

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FARSH, priti në takim zëvendëskomandantin e Forcave Tokësore të SHBA për Evropën dhe Afrikën (USAREUR)

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FARSH, gjeneralmajor prof. asoc. Bajram Begaj priti në një takim zëvendëskomandantin e Forcave Tokësore të SHBA për Evropën dhe Afrikën (USAREUR-AF), gjeneralmajor Joseph F. Jarrard, 

Gjeneralmajor Begaj në fjalën e rastit theksoi rëndësinë e bashkëpunimit ushtarak që ekziston midis Shqipërisë dhe SHBA, duke vlerësuar kontributin e vazhdueshëm që ushtria amerikane ka dhënë dhe vazhdon të japë në rritjen e aftësive operacionale të FARSH. 

Njëkohësisht, një falënderim të veçantë gjeneralmajor Begaj adresoi për Zyrën e Bashkëpunimit të SHBA në fushën e Mbrojtjes të atashuar në Shqipëri, duke vlerësuar punën dhe kontributin e vazhdueshëm që ata vijojnë të japin në këtë drejtim.

Lexo më shumë...

Gjeneralmajor prof. asoc. Bajram Begaj në ceremoninë për arritjen e Kapaciteteve të Plota Operacionale (FOC), të Komandës së JSEC

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FARSH, gjeneralmajor prof. asoc. Bajram Begaj mori pjesë në ceremoninë për arritjen e Kapaciteteve të Plota Operacionale, të Komandës së Bashkuar të NATO-s për Mbështetjen (JSEC – Joint Support and Enabling Command), të zhvilluar në Ulm, Gjermani.

Në ceremoninë e organizuar me këtë rast morën pjesë përfaqësues të niveleve më të larta të komandave strategjike të NATO-s, ministri i Mbrojtjes i Gjermanisë, komandanti suprem i Forcave Aleate në Evropë (SACEUR), drejtori përgjithshëm i Stafit Ushtarak Ndërkombëtar (DGIMS), kryetari i Bashkisë së Ulm, si dhe shefat e Shtabeve të Përgjithshëm të vendeve të Aleancës.

Komandanti i JSEC, gjenerallejtënant Jürgen Knappe, nëpërmjet kësaj ceremonie synoi promovimin e kësaj strukture të re të NATO-s, rolin e rëndësishëm që ajo do të marrë në operacionet e Aleancës për sigurimin e mbështetjes dhe përforcimin e forcave. Njëkohësisht, aktiviteti synonte edhe vendosjen e komunikimit me vendet e Aleancës si dhe ato partnere për integrimin e mëtejshëm të përpjekjeve dhe aktiviteteve në funksion të operacioneve të Aleancës. 

Lexo më shumë...

Nënoficerë të lartë të Gardës Kombëtare të New Jersey zhvillojnë vizitë pune në Shqipëri

3 shtator 2021

Në kuadër të bashkëpunimit me ekipin e nënoficerëve të lartë të Gardës Kombëtare të New Jersey (GKNJ) në mjediset e Fakultetit të Mbrojtjes dhe Sigurisë të Akademisë së Forcave të Armatosura, nga data 30 gusht deri me datë 03 shtator, u zhvillua aktiviteti “Rishikimi i Doktrinës për Trupën e Nënoficerëve në FA”. 

Ekipi u prit edhe nga shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjeneralmajor prof. asoc. Bajram Begaj, i cili theksoi se në vizionin e tij trupa e nënoficerëve duhet të marrë më shumë përgjegjësi dhe ky dokument është një hap i rëndësishëm në implementimin e këtij vizioni. Gjithashtu, gjeneralmajor Begaj falënderoi ekipin për kontributin dhe asistencën e tyre duke ju shprehur mbështetjen e tij në projektet dhe iniciativat për ngritjen profesionale të trupës së nënoficerëve të FARSH.

Lexo më shumë...






Media Sociale



Moti