Zhvillohet aktiviteti me UNDP: “Politikat dhe procedurat kundër dhunës e ngacmimit në strukturat e MM/SHPFARSH. Parimet dhe standardet e një mjedisi të sigurt pune”

bwd  Grup - Foto 1/2  fwd

Në kuadër të programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillimin në Shqipëri (UNDP), u zhvillua një trajnim dyditor, me përfaqësues nga personeli ushtarak dhe civil i strukturave të MM/SHP dhe Komandat e Forcat kryesore të FARSH, si dhe drejtues të reparteve të varësisë së tyre.

Trajnimi i mbështetur nga UNDP, pati si qëllim njohjen dhe orientimin e pjesëmarrësve me kuadrin ligjor dhe nënligjor në fuqi, lidhur me parimet dhe standardet e barazisë dhe mosdiskriminimit, kuptimin e dhunës, ngacmimit, ngacmimit seksual dhe të mjedisit të sigurt në punë, kryesisht në sektorët e MM dhe SHPFA.

Në këtë event, mori pjesë dhe zëvendësshefja e SHPFA, gjeneralmajor Manushaqe Shehu. Në fjalën e saj, gjeneralmajor Shehu nënvizoi arsyet e domosdoshmërisë së një dokumenti kaq të rëndësishëm. “Politika, e cila vlen për të gjithë personelin, e bën të qartë qasjen e tolerancës zero të MM dhe FA ndaj dhunës, ngacmimit dhe ngacmimit seksual, duke ardhur njëkohësisht në të njëjtën kohë me politikën e adoptuar për herë të parë nga NATO kundër dhunës, ngacmimit dhe ngacmimit seksual.”

Gjeneralmajor Shehu, iu drejtua audiencës së përbërë nga komandantë e drejtues të strukturave të ndryshme të FA, duke theksuar detyrimet e komandantëve/drejtuesve të strukturave në Ministrinë e Mbrojtjes dhe Forcave të Armatosura, të përcaktuara në dokument, me qëllim parandalimin e ngacmimit dhe/ose ngacmimit seksual për krijimin e një mjedisi të sigurt pune. Janë të drejtat dhe detyrimet e personelit të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcave të Armatosura në krijimin e një mjedisi, ku dhuna dhe ngacmimi është i papranueshëm, ka vijuar gjeneralmajor Shehu.

Në përmbyllje të fjalës së saj, gjeneralmajor Shehu citoi sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, ku sipas tij politika është një mënyrë tjetër praktike në të cilën tregohet përkushtimi ynë ndaj parimeve dhe vlerave themelore njerëzore, përfshirë respektimin e të drejtave të njeriut. Gjithashtu, gjeneralmajor Shehu, falënderoi për organizimin e këtij trajnimi të rëndësishëm, organizatorët e UNDP-së dhe të ambasadës suedeze në Tiranë, që prej vitesh kanë një bashkëpunim të shkëlqyer me Forcat e Armatosura në drejtim të Rezolutës 1325 të Kombeve të Bashkuara “Gruaja, Paqja dhe Siguria”, si dhe për probleme të tjera që kanë të bëjnë me femrën në përgjithësi.

 

 

  

 






Media Sociale



Moti