
Helikopteri Cougar dhe ekujpazhi i tij me pilotë e teknikë në bord, prej 5 orësh e 5 minuta po kryejnë operacionin për shuarjen e zjarreve mbi Karaburun dhe Pashaliman.
Gjatë këtij operacioni jo të lehtë, për shkak të terrenit të mbuluar nga tymi dhe flakët, Helikopteri Cougar, me ndërhyrjen nga ajri, ka bërë të mundur neutralizimin, shuarjen e mbajtjen nën kontroll të disa vatrave të zjarrit nëpërmjet hedhjes së ujit me kovën e posaçme “Bambi Bucket”.
Ekujpazhi i pilotëve dhe teknikëve të helikopterit Cougar, të Bazës Ajrore Farkë janë duke punuar me intensitet e përkushtim për të bërë të mundur kryerjen me sukses të këtij operacioni.