Kthehet në atdhe Kontingjenti VIII EOD me mision në Letoni


Very Simple Image Gallery:
No images found in folder /var/www/aaf.mil.al/images/galeria/2021/korrik/12bis/

Në mjediset e Batalionit të Xhenios është zhvilluar ceremonia e pritjes së Kontingjentit të VIII të EOD, pjesë e misionit të Prezencës së Përparuar “eFP”, në Letoni.

Në ceremoninë e organizuar me këtë rast ishin të pranishëm zëvendësshefi i Shtabit të Përgjithshëm të FARSH, gjeneralmajor Manushaqe Shehu, e shoqëruar nga shefi i shtabit të Komandës Mbështetëse, kolonel Shkëlqim Çela.

Në përshëndetjen drejtuar efektivit të kontingjentit të sapo kthyer nga misioni, gjeneralmajor Shehu i përgëzoi për kontributin e vyer në shërbim të paqes dhe sigurisë, si pjesë e NATO.

Gjithashtu, gjeneralmajor Shehu përcolli vlerësimet dhe përshëndetjen në emër të ministrit të Mbrojtjes dhe shefit të Shtabit të Përgjithshëm të FARSH, për kryerjen me përkushtim, profesionalizëm, nder dhe dinjitet të detyrës fisnike duke i shërbyer vendit në vijën e parë të frontit të Aleancës.

 






Media Sociale



Moti