Gjeneralmajor prof. asoc. Begaj merr pjesë në analizën 6 - mujore të Forcës Tokësore

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FARSH gjeneralmajor prof. asoc. Bajram Begaj mori pjesë në analizën 6 - mujore të zhvilluar nga Komanda e Forcës Tokësore, e cila u zhvillua në mjediset e kësaj force. 

Pasi vlerësoi punën e bërë nga Komanda e Forcës Tokësore, gjeneralmajor prof. asoc. Begaj vuri theksin në faktin se edhe pse të kushtëzuar nga pandemia, FARSH ia dolën të realizojnë me sukses objektivat e vëna dhe të përmbyllin me sukses një nga stërvitjet më të mëdha siç ishte “Defender Europe 21”. 

“Stërvitja shumëkombëshe “Defender – Europe 21”, e cila ishte një ndër stërvitjet më të mëdha të realizuara ndonjëherë në territorin e Republikës së Shqipërisë, ishte një platformë ideale për rritjen e ndërveprueshmërisë si dhe testimin e kapaciteteve operacionale të njësive kryesore të Forcave tona të Armatosura dhe me këtë rast dua t'ju përgëzoj për profesionalizmin dhe disiplinën e treguar gjatë gjithë periudhës së zhvillimit të kësaj stërvitjeje...” , - u shpreh ndër të tjera gjeneralmajor prof. asoc. Begaj.

Në përfundim të analizës, shefi i Shtabit të Përgjithshëm gjeneralmajor prof. asoc. Bajram Begaj u uroi suksese të mëtejshme për realizimin e objektivave për vitin 2021 edhe përgjatë 6 - mujorit të dytë.






Media Sociale



Moti