

Në kuadrin e iniciativës SEDM, ku Shqipëria mban kryesimin për periudhën 2019-2021, u zhvillua takimi i zëvendësshefave të Shtabit të Përgjithshëm të vendeve të Evropës Juglindore, ku Kroacia ishte në rolin e vendit pritës.
Për shkak të COVID-19 takimi u zhvillua online me VTC. Forcat e Armatosura shqiptare u përfaqësuan nga zëvendësshefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, gjeneral brigade Manushaqe Shehu dhe stafi mbështetës nga Drejtoria e NATO dhe BE dhe Drejtoria e Planifikimit të Mbrojtjes J 5/8, në SHPFA.
Takimi u hap nga zëvendësministri i Mbrojtjes të Republikës së Shqipërisë Petro Koci në rolin e kryetarit të SEDM-CC/PMSC. Më tej në rolin e vendit pritës përshëndeti zëvendësshefi i Shtabit të Përgjithshëm të Kroacisë, gjenerallejtënant Siniša Jurković.
Më tej komandanti i SEEBRIG-ut, gjeneral Brigade Aristeidis Iliopoulos mbajti një prezantim mbi aktivitetet dhe veprimtarinë e kësaj brigade nga takimi vitit të kaluar mbajtur në Bukuresht të Rumanisë dhe deri tani.
Në fund të takimit pjesëmarrësit dolën më një deklaratë të përbashkët. Takimi i radhës sipas kalendarit do të zhvillohet në Lubjanë, Slloveni, në muajin qershor 2022.