Gjeneralmajor prof. asoc. Bajram Begaj pret në takim kortezie kolonel Timothy J. MacDonald

Në kuadër të stërvitjes “Defender Europe 2021”, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FARSH, gjeneralmajor prof. asoc. Bajram Begaj priti sot në një takim kortezie komandantin e Brigadës së 18-të të Policisë Ushtarake të Komandës së Forcave Tokësore të SHBA për Evropën dhe Afrikën, kolonel Timothy J. MacDonalds. 

Gjeneralmajor Begaj në fjalën e tij theksoi rëndësinë e stërvitjes “Defender Europe 2021” për Shqipërinë dhe rajonin, si dhe vlerësoi kontributin e Ushtrisë së SHBA në rritjen e aftësive operacionale të FARSH duke falenderuar Zyrën e Bashkëpunimit të SHBA në fushën e Mbrojtjes të atashuar në Shqipëri. 

Nga ana e tij, kolonel MacDonalds pasi vlerësoi maksimalisht performancën e treguar gjatë stërvitjes nga trupat shqiptare të Policisë Ushtarake të dislokuara në rajonin e Bazës Ajrore të Kuçovës, e siguroi shefin e Shtabit të Përgjithshëm të FARSH se bashkëpunimi midis trupave amerikanë dhe shqiptarë do të vijojë edhe përtej stërvitjes “Defender Europe 2021” në fushat e trajnimit dhe shkëmbimit të eksperiencës.

Stërvitja “Defender Europe 2021”, që prej fillimit të muajit maj vijon me intensitet të plotë fazën e ekzekutimit në të gjitha rajonet stërvitore në tokë, det dhe ajër me pjesëmarrje të gjerë të trupave shqiptare, amerikane dhe atyre të vendeve aleate.

 






Media Sociale



Moti