Ekspozohen në qytetin e Kuçovës pajisjet ushtarake të “Defender Europe 2021”

Në zonën pedonale në qytetin e Kuçovë, u zhvillua ditën e sotme aktiviteti “Ditë e Hapur” (Open Day). Në këtë aktivitet trupat amerikane dhe shqiptare pjesë e stërvitjes shumëkombëshe “Defender Europe 2021”, ekspozuan për qytetarët pajisjet dhe forcën para qytetarëve të Kuçovës, të cilët patën mundësi të shohin nga afër se kush është ushtria shqiptare dhe se çfarë synon kjo stërvitje.

Aktiviteti u ndoq edhe nga zëvendësshefja e Shtabit të Përgjithshëm të FARSH, gjenerale brigade Manushaqe Shehu, kryetari i Bashkisë së Kuçovës z. Kreshnik Hajdari, prefekti i qarkut, znj. Valbona Zylyftari, drejtorë drejtorish në SHP, përfaqësues nga Policia e Shtetit, si dhe qytetarë e nxënës shkollash të qytetit, etj.

Aktiviteti u përmbyll me një prezantim të punimeve të fëmijëve të ushtarakëve dhe me një koncert të grupit artistik të fëmijëve, të shoqëruar dhe nga këngëtarë të njohur të Qendrës Kulturore Medias dhe Botimeve të Mbrojtjes, Muzeut të Forcave të Armatosura.

“Defender Europe 21” është stërvitja më e madhe ushtarake që është zhvilluar në Ballkanin Perëndimor dhe Shqipëria është vendndodhja kryesore. Rreth 28 mijë mijë trupa nga SHBA, por edhe nga vendet e tjera, aleate të NATO, po demonstrojnë një rritje të aftësive ushtarake për të bashkëpunuar si aleatë ushtarakë.






Media Sociale



Moti