Mesazh i SHSHPFA në Ditën e Dëshmorëve të Atdheut

 

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FARSH, gjeneralmajor prof. asoc. Bajram Begaj, me anë të një mesazhi përkujton jetën dhe veprën e Dëshmorëve të Atdheut që dhanë jetën për Shqipërinë. 

Mesazhi si më poshtë vijon:

“Sot është dita e kujtimit të përjetësisë, lavdisë dhe veprës së pavdekshme të Dëshmorëve të Atdheut. Në këtë ditë, Forca e Armatosur, nderon me përulësi dhe mirënjohjen më të thellë kombëtare të gjithë dëshmorët që bënë sakrificën sublime dhe dhanë jetën për Shqipërinë. 

Në këtë ditë përkujtimi, ne të gjithë i detyrohemi një homazh mirënjohje të gjithë ushtarakëve dëshmorë, që me aktin dhe vetëmohimin e tyre, i kanë dhënë dhe i japin nder, dinjitet dhe krenari Forcave të Armatosura dhe vendit.

Gjithë nderimet për heronjtë tanë dhe respekt pafund për familjarët dhe pasardhësit e tyre. Lavdi jetës dhe veprës së tyre.

I paharruar kujtimi i Dëshmorëve të Atdheut !”

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FARSH

Gjeneralmajor, prof. asoc. Bajram Begaj






Media Sociale



Moti