Dita e Vizitorëve të Shquar për stërvitjen shumëkombëshe “Defender Europe 21”, starton stërvitjen më të madhe shumëkombëshe në Shqipëri

bwd  Grup - Foto 1/4  fwd

Në kuadër të stërvitjes shumëkombëshe Defender Evrope 21, në Shqipëri janë zhvilluar një numër aktivitetesh me pjesëmarrjen e autoriteteve më të larta të vendit dhe komandave ushtarake Amerikane në Evropë. Në Portin e Durrësit u zhvillua Dita e Vizitorëve të Shquar, e cila starton edhe stërvitjen ushtarake më të madhe shumëkombëshe në historinë e Forcave të Armatosura “Defender Europe-21”.

Trupat Amerikane demonstruan në portin e Durrësit veprime ushtarake logjistike për zbarkimin e pajisjeve ushtarake nga deti (JLOTS), ndërsa në Komandën e Forcës Detare u demonstrua furnizimi me karburant nga deti (WETLOTS), një veprim taktik që kryhet për herë të parë që prej luftës së dytë botërore. 

Nën drejtimin e Komandës së Ushtrisë Amerikane për Europën dhe Afrikën, rreth 28 mijë forca do të zhvillojnë njëherazi manovra ushtarake të shtrira nga deti Baltik, Ballkani Perëndimor dhe deri në Detin e Zi, me qëllim rritjen e gatishmërisë, operacionalitetit dhe ndërveprueshmërisë së aleatëve të NATO dhe vendeve partnere edhe pse në kohë sfiduese e të pasigurta, sikundër është dhe pandemia.

VIDEO

Në Ditën e Vizitorëve të Shquar të kësaj Stërvitje, ishin të pranishëm titullarët më të lartë të shtetit:, presidenti i RSH Ilir Meta, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FARSH, gjeneralmajor prof. asoc. Bajram Begaj, ambasadorja e SHBA Juri Kim, ministra të kabinetit qeveritar, gjeneral Wolters, gjeneral Cavoli, gjeneral Harrigian, admiral Heinz, gjeneral Mohan, etj. 

Në fjalën përshëndetëse në Ditën e Vizitorëve të Shquar të stërvitjes Defender Europe 21, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FARSH gjeneralmajor prof. asoc. Bajram Begaj, duke falënderuar të gjithë të pranishmit në ceremoni dhe duke e cilësuar zhvillimin e kësaj stërvitje nga më të mëdhatë e zhvilluara ndonjëherë në vendin tonë, e konsideroi këtë si ngjarje historike për Shqipërinë.

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, theksoi se Shqipëria vijon të jetë një aleate e denjë për NATO dhe SHBA duke nënvizuar se fjalët e ish - sekretarit amerikan të Mbrojtjes James Mattis e përshkruajnë mësëmiri këtë partneritet “Shqipëria ka treguar se madhësia e saj gjeografike ka shumë pak rëndësi,se sa angazhimi i saj në  Aleancë. Shqipëria godet më  fort se sa pasha e saj. Ju jeni aleati ynë jo vetem në uniformë, por në të gjitha aspektet”. Këto fjalë të thëna para pak vitesh, tingëllojnë edhe sot sa të vërteta aq dhe reale”, - u shpreh ndër të tjera gjeneralmajor prof. asoc. Begaj.

Po në kuadër të stërvitjes, më datë 3 maj 2021, SHSHP i FARSH, priti me nderime dhe në një takim të veçantë gjeneral Cavoli, komandant i Ushtrisë Amerikane në Evropë dhe Afrikë. Të dy bashkëbiseduesit vlerësuan bashkëpunimin ushtarak midis dy vendeve dhe në veçanti midis Komandës së Ushtrisë Amerikane në Evropë dhe Afrikë dhe FARSH-it. Ky bashkëpunim shtrihet në fushat e stërvitjes, trajnimve dhe projekteve të modernizimit. Komanda e Ushtrisë Amerikane në Evropë dhe Afrikë është njëkohësisht drejtuese e stërvitjes Defender Evrope 21.

Fjala e plotë e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të FARSH, gjeneralmajor prof. asoc. Bajram Begaj në ceremoninë e mbajtur në Ditën e Vizitorëve të Shquar të Stërvitjes shumëkombëshe “Defender Europe 21” në Durrës.






Media Sociale



Moti