Kremtohet 70-vjetori i krijimit të Aviacion Ushtarak Shqiptar

bwd  Grup - Foto 1/2  fwd

Ministri i Mbrojtjes z. Niko Peleshi dhe Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FARSH, gjeneralmajor prof.asoc Bajram Begaj, morën pjesë në ceremoninë e 70-vjetorit të krijimit të Aviacionit Ushtarak Shqiptar.

Në ceremoni, e cila u zhvillua në ambientet e komandës së Forcës Ajrore, në Rinas, ishin të pranishëm përfaqësues të “Shoqata e Aviatorëve të Shqipërisë” dhe të shoqatës “Familjet e Dëshmorëve të Aviacionit”, familjarë të dëshmorëve etj.

Ministri i Mbrojtjes z.Niko Peleshi në përshëndetjen e tij në ceremoninë e 70-vjetorin e krijimit të Aviacionit Ushtarak Shqiptar, duke e konsideruar këtë ditë shumë të veçantë dhe Forcat Ajrore si një prej krenarive të Forcave tona të Armatosura, u shpreh ndër të tjera:” Projekteve sfiduese për të ardhmen, për modernizimin dhe zhvillimin e Forcave Ajrore së shpejti do ti shtohen edhe pajisja me Helikopterët Black Hawk. Gjithashtu do të vijojë përmirësimi i infrastrukturës, sistemeve e kapaciteteve mbështetëse dhe logjistike si dhe trajnimi i pilotëve e teknikëve...” u shpreh ministri Peleshi.

Në fjalën përshëndetëse në këtë ceremoni, SHSHPFA, gjeneralmajor prof.asoc Bajram Begaj, u shpreh se Aviacioni ynë ushtarak ka shkruar një histori të lavdishme përgjatë këtyre shtatë dekada përkushtimi dhe sakrifice sublime. “Misioni ushtarak i Forcës Ajrore dhe detyrat e saj, kontributi në situata emergjence, në kohë të vështira dhe kritike, në fatkeqësi dhe nevojë, në ndihmë e në shpëtim jetësh, e ka bërë aviacionin tonë ushtarak dhe pilotët e tij, njerëzit më të dashur, të nderuar dhe të adhuruar në popull, pjesë të pazëvendësueshëm të historisë tonë kombëtare..”, u shpreh ndër të tjera gjeneralmajor Begaj.

Duke u ndalur në proceset e reformimit të FA, gjeneralmajor Begaj theksoi se edhe Forca Ajrore dhe aviacioni i saj ushtarak, kanë kaluar në procese të domosdoshme dhe të nevojshme reformimi, transformimi dhe zhvillimi, në kuadër të angazhimeve kombëtare euro-atlantike dhe punës dhe angazhimit në NATO. “Modernizimi dhe zgjerimi i flotës së helikopterëve dhe elementëve të tjerë të Forcës Ajrore, do ta bëjë atë një forcë më të fuqishme, më efikase dhe më operacionale. Disa nga projektet kryesore që bashkëpunimit me SHBA janë të lidhura me Forcën Ajrore si pajisja me helikopterë Black Hawlk, trajnimi dhe mirëmbajtja e radarit, për të cilat së bashku me Ministrin e Mbrojtjes e vlerësojmë si projekte të rëndësishme me një ndikim afatgjatë për Forcën Ajrore.”, theksoi gjeneralmajor Begaj. 

Duke përfunduar, SHSHPFA, gjeneralmajor prof.asoc Bajram Begaj adresoi një homazh nderimi për të gjithë ata që sakrifikuan jetën në armën e aviacionit ushtarak si dhe një mesazh të veçantë respekti dhe mirënjohje për të gjithë aviatorët, personelin inxhiniero-teknik, ushtarake e civilë të kësaj arme ndër vite.






Media Sociale



Moti