SHSHPFA, gjeneralmajor prof. asoc. Bajram Begaj pret në takim këshilltarët për nënoficerët të Ushtrisë Amerikane

 

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FARSH, gjeneralmajor prof. asoc. Bajram Begaj, priti në një takim këshilltarin për nënoficerët të Komandantit të Ushtrisë Amerikane në Evropë dhe Afrikë, kryekapter Robert Abernethy dhe këshilltarin për nënoficerët të Komandantit të Komandës Mbështetëse të 21 të Ushtrisë Amerikane kryekapter Sean Howard,. 

Gjeneralmajor prof. asoc. Begaj vlerësoi bashkëpunimin ushtarak me Komandën e Ushtrisë Amerikane në Evropë dhe Afrikë, sidomos përzgjedhjen dhe zhvillimin në vendin tonë të stërvitjes “Defender Evrope 21”. Me tej, u theksua për mundësitë që kjo stërvitje sjell në rritjen e ndërveprueshmërisë dhe testimin e kapaciteteve operacionale. Kjo stërvitje është edhe një mundësi e bashkëpunimit të ndërsjellët të trupës së nënoficerëve dhe rritjes së rolit të tyre si menaxherë/drejtues të stërvitjes taktike të niveleve të vogla. 

Në takim, gjeneralmajor prof. asoc. Begaj shoqërohej nga këshilltari për nënoficerët, kryekapter Albert Koka. Gjatë takimit u vlerësua rëndësia e vizitës si një mundësi për forcimin e urave të komunikimit si dhe u diskutua për vazhdimësinë e shkëmbimit të experiencës për promovimin e trupës së nënoficerëve, rishikimit të kurrikulave të kurseve institucionale për nënoficerët si dhe trajnimin e nënoficerëve si këshilltarët kryesorë të komandantëve për çështjet e trupës së ushtarëve dhe nënoficerëve. 

Gjatë qëndrimit tre ditor në Shqipëri, delegacioni amerikan do të vizitojë trupat pjesëmarrëse në stërvitje dhe do të zhvillojë takime me nënofcerët e Komandës së Forcës Tokësore, Detare dhe Ajrore. 

Vizita e këshilltarëve më të lartë për nënoficerët vjen në kuadër të zhvillimit në vendin tonë të Stërvitje shumëkombëshe “Defender Evrope 21”.






Media Sociale



Moti