SHSHPFA, gjeneralmajor prof. asoc. Bajram Begaj pret në takim drejtorin e Përgjithshëm të Akademisë së Sigurisë në Policinë e Shtetit, drejtues i lartë dr. Bilbil Mema

 

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FARSH, gjeneralmajor prof.asoc. Bajram Begaj, priti në një takim pune Drejtorin e Përgjithshëm të Akademisë së Sigurisë në Policinë e Shtetit, drejtues i lartë dr. Bilbil Mema.

Në takim u diskutuan mundësitë e bashkëpunimit ndërinstitucional në fushën e arsimimit dhe trajnimit të personelit në akademitë respektive.

Gjeneralmajor prof.asoc Begaj vlerësoi bashkëpunimin e deri tanishëm midis Akademisë së Forcave të Armatosura dhe Akademisë së Sigurisë në Policinë e Shtetit, duke theksuar potencialin për të rritur bashkëpunimin edhe në fusha të tjera të arsimimit dhe trajnimit. “Duke konsideruar të rëndësishëm komunikimin ndërinstitucional, synoj që bashkëpunimi të thellohet edhe në përgatitjen e programeve të përbashkëta të trajnimit për kurse të veçanta si dhe shkëmbim lektorësh duke ofruar përvojat më të mira midis dy institucioneve...”- u shpreh ndër të tjera gjeneralmajor prof. asoc Begaj..

Nga ana e tij, Drejtuesi i lartë, dr. Mema konfirmoi vullnetin dhe gatishmërinë për thellimin e këtij bashkëpunimi nëpërmjet trajnimit të personelit të Policisë Ushtarake në kurset të cilat ofrohen në Akademinë e Sigurisë së Policisë së Shtetit. “Që prej vitit 2016, një sërë efektivash të Policisë Ushtarake janë trajnuar në Akademinë e Sigurisë krahas kolegëve të tyre të Policisë së Shtetit në kurse të ndryshme trajnimi për realizimin e detyrave të tyre. Mjedisi i sotëm i sigurisë i mbushur me kërcënime dhe rreziqe në evoluim, nxjerrin në pah nevojën për personel të trajnuar në fusha gjithëpërfshirëse. Në këtë kontekst të dy institucionet kanë mundësi shumë të mira për të shkëmbyer eksperienca...”- theksoi drejtues Mema gjatë fjalës së tij.

Gjatë vitit 2020 të dyja akademitë janë akredituar si institucionet e vetme publike të arsimit të lartë: Akademia e Sigurisë së Policisë së Shtetit në fushën e rendit e të sigurisë publike; dhe Akademia e Forcave të Armatosura në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.






Media Sociale



Moti