Gjeneralmajor prof. asoc. Begaj priti në takim ambasadorin e Turqisë Murat Ahmet Yörük dhe atasheun ushtarak turk, kolonel Muhammet Kelami Kablay

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FARSH, gjeneralmajor, prof. asoc. Bajram Begaj zhvilloi një takim me ambasadorin e Republikës së Turqisë në Tiranë Murat Ahmet Yörük dhe atasheun ushtarak turk kolonel Kablay. 

Gjeneralmajor prof. asoc. Begaj vlerësoi bashkëpunimin ushtarak bilateral midis vendeve në fushën e Sigurisë dhe Mbrojtjes, atë rajonal, por edhe më tej, në kuadër të misioneve dhe aktiviteteve të NATO. 

Bashkëpunimi ushtarak midis dy vendeve shtrihet në fushat e edukimit, trajnimit, shëndetësore, modernizimin dhe logjistike dhe misioneve të NATO, konkretisht kontingjenti i përbashkët ushtarak që shërben në Hamid Karzai International Airport, në Kabul, Afganistan. 

Gjeneralmajor prof. asoc. Begaj theksoi rëndësinë e bashkëpunimit në fushën e edukimit të brezave të rinj si dhe ushtarakëve të gradave të ulëta dhe të larta në kurset dhe akademitë turke, si një kontribut për zhvillimin e lidershipit. 

Të dy bashkëbiseduesit theksuan rëndësinë e vazhdimit te bashkëpunimit ushtarak midis dy vendeve, sipas planeve të bashkëpunimit ushtarak bilateral si dhe atyre në kuadër të NATO dhe iniciativave rajonale

 






Media Sociale



Moti