Mesazh i gjeneralmajor prof. asoc. Begaj në 5 - vjetorin e rënies në krye të detyrës të kapiten Florian Deliaj dhe toger Donald Hoxha

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FARSH, gjeneralmajor prof. asoc. Bajram Begaj, me anë të një mesazhi, ka përkujtuar 5 - vjetorin e rënies në krye të detyrës të Dëshmorëve të Atdheut, kapiten Florian Deliaj dhe toger Donald Hoxha si më poshtë:

6 prilli i këtij viti shënon 5 - vjetorin e rënies në krye të detyrës të Dëshmorëve të Atdheut, dy pilotëve të rinj të Forcës tonë Ajrore, kapiten Florian Delia dhe toger Donald Hoxha. Një sakrificë sublime në emër të detyrës dhe të profesionit sfidues, por fisnik të pilotit ushtarak.

Kohët dhe ditët e vështira pandemike që po kalojmë dhe angazhimi i Forcave të Armatosura në shërbim të vendit, e bëjnë edhe më të dukshëm e të ndjeshëm aktin e tyre. Në këto kushte të këtij 5 - vjetori, çdo pjesëtar i Forcave të Armatosura, ndjen detyrimin të kujtojë me respekt dhe nderim të thellë aktin e dy heronjve tanë, që sakrifikuan jetën në moshën më të bukur. 

Ne të gjithë jemi sot, me shpirt dhe mëndje, pranë familjeve, fëmijëve dhe njerëzve të dashur të Florianit dhe Donaldid. Akti, guximi dhe sakrifica e tyre do të ngelet forcë dhe frymëzim për Forcat e Armatosura në kryerjen me përkushtim dhe nder të misionit të tyre.

 

Shef i Shtabit të Përgjithshëm të FARSH

Gjeneralmajor prof. asoc. Bajram Begaj

 






Media Sociale



Moti