Mjekë dhe infermierë të Forcave të Armatosura i bashkohen kolegëve të tyre civilë në fushatën e vaksinimit anti-COVID “Shqipëria buzëqesh”

bwd  Grup - Foto 3/3  fwd

Prej fillimit të fushatës “Shqipëria buzëqesh” për vaksinimin masiv anti-COVID të popullatës në sheshin “Skënderbej”, ekipi i mjekëve dhe infermierëve të Forcave të Armatosura i janë bashkuar ekipeve të vaksinimit masiv të bluzave të bardha dhe po kontribuojnë së bashku në realizimin e objektivave të kësaj fushate vaksinimi. 

Procesi i vaksinimit të popullatës është ndjekur nga afër nga ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi i shoqëruar nga shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FARSH, gjeneralmajor prof. asoc. Bajram Begaj. 

“Qëndrojmë të gatshëm për t’i ardhur në ndihmë Ministrisë së Shëndetësisë jo vetëm në kryeqytet, por kudo ku ajo ka nevojë, në çdo cep të vendit, për të arritur synimin ambicioz që brenda pranverës së vitit të ardhshëm, e gjithë popullata të jetë e vaksinuar.”  - u shpreh ministri Peleshi gjatë inspektimit nga afër të procesit të vaksinimit.

Nga ana e tij, SHSHPFA, gjeneralmajor prof. asoc. Bajram Begaj, falënderoi ekipin e mjekëve dhe infermierëve dhe veçanërisht atë ushtarak që gjithmonë janë të kudondodhur.

”Forcat e Armatosura shqiptare janë gjithmonë në gatishmëri dhe të kudondodhur në çdo situatë në mbështetje të popullsisë civile. Ata edhe në këtë fushatë vaksinimi masiv, po kontribuojnë me mjekë dhe infermierë për t'u ardhur në ndihmë kolegëve civilë në këtë fushatë vaksinimi, shumë të rëndësishme për popullatën...” , - theksoi gjeneralmajor Begaj.

Stafi i mjekëve dhe  infermierëve do vijojnë të jenë pjesë e pandarë e grupeve të vaksinimit masiv ndaj COVID-19 me qëllim që ky proces të vijojë normalisht dhe sipas planifikimit nga forca e armatosur dhe qeveria shqiptare. 

Më herët, 22 mjekë dhe infermierë të Komandës Mbështetëse, të cilët janë në vijë të parë në luftë kundër COVID – 19, kanë marrë dozën e parë të vaksinës BioNTech-Pfizer, të cilët më vonë do të marrin edhe dozën e dytë të vaksinës.

 

VIDEO

Nga ana e tij, SHSHPFA gjeneralmajor prof. asoc. Bajram Begaj falënderoi ekipin e mjekëve dhe infermierëve dhe veçanërisht atë ushtarak që gjithmonë janë të kudondodhur. “Forcat e Armatosura shqiptare janë gjithmonë në gatishmëri dhe të kudondodhur në çdo situatë në mbështetje të popullsisë civile. Ata edhe në këtë fushatë vaksinimi masiv, po kontribuojnë me mjekë dhe infermierë për tu ardhur në ndihmë kolegëve civilë në këtë fushatë vaksinimi, shumë të rëndësishme për popullatën.” , - theksoi gjeneralmajor Begaj.

Stafi i mjekëve dhe infermierëve do vijojnë të jenë pjesë e pandarë e grupeve të vaksinimit masiv ndaj COVID-19 me qëllim që ky proces të vijojë normalisht dhe sipas planifikimit nga Forca e Armatosur dhe qeveria shqiptare.






Media Sociale



Moti