Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FARSH merr pjesë në rreshtimin organik të Batalionit të Mbështetjes me Luftim në Forcën Tokësore

Në kuadër të ristrukturimit të Forcës Tokësore, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FARSH, gjeneralmajor prof. asoc. Bajram Begaj mori pjesë në ceremoninë e rreshtimit organik të Batalionit të Mbështetjes me Luftim. 

Gjatë fjalës së tij përshëndetëse, gjeneralmajor Begaj, u shpreh se organizimi i Forcave të Armatosura synon jo vetëm rritjen e efiçencës operacionale, por edhe një reformim të mëtejshëm të forcës ushtarake të vendit, bazuar edhe në mësimet e nxjerra si vend anëtar i Aleancës së NATO-s dhe kontribues në misionet e operacionet e saj.  “Shtabi i Përgjithshëm synon vijimin e punës për modernizimin e teknikës dhe armatimit luftarak të Batalionit të Mbështetjes me Luftim. Tashmë, efektivë të Kompanisë së Xhenios kanë filluar kurset EOD, duke synuar krijimin e kësaj ekspertize edhe brenda Forcës Tokësore, me qëllim mbështetjen e misionit të saj, si dhe kontributin e mundshëm përtej kufijve të Shqipërisë në të ardhmen...”, - theksoi gjeneralmajor Begaj. 

Në përmbyllje të ceremonisë, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FARSH, gjeneralmajor prof. asoc. Bajram Begaj, siguroi komandantin e Batalionit të Mbështetjes me Luftim, kolonel Petrit Dajlanin dhe efektivët e batalionit, për mbështetjen e tij dhe Shtabit të Përgjithshëm në arritjen e standarteve dhe objektivave të caktuara.

Batalioni i Mbështetjes me Luftim krijon një kapacitet ushtarak të veçantë me një mision dhe detyra specifike për mbështetjen me zjarr, operacione xheniere dhe mbrojtje nga armët e dëmtimit në masë të reparteve të manovrës së Forcës Tokësore.

 






Media Sociale



Moti