Komandanti i Komandës Mbështetëse të SHBA për Evropën dhe Afrikën, gjeneralmajor Christopher Mohan, vizitë pune në Shqipëri në kuadër të stërvitjes “Defender 21”

bwd  Grup - Foto 1/2  fwd

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FARSH, gjeneralmajor prof. asoc. Bajram Begaj priti në një vizitë pune në Shqipëri në kuadër të masave përgatitore të stërvitjes “Defender 21”, Komandantin e Komandës Mbështetëse të Forcave Tokësore të SHBA për Evropën dhe Afrikën, gjeneralmajor Christopher O. Mohan.

Në fjalën e tij, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FARSH, gjeneralmajor prof. asoc. Bajram Begaj vlerësoi partneritetin strategjik dhe bashkëpunimin midis dy vendeve duke nënvizuar asistencën e SHBA për Shqipërinë në fushën e Sigurisë dhe Mbrojtjes.

Gjithashtu, gjeneralmajor Begaj siguroi se stërvitja “Defender 21” mbetet një nga prioritetet e FARSH për vitin 2021. “Janë duke u marrë të gjitha masat e duhura për zhvillimin me sukses të kësaj stërvitje. “Defender 21” do të shërbejë jo vetëm si një platformë për të testuar kapacitetet operacionale të FARSH dhe integrimin me forcat e tjera shumëkombëshe, por gjithashtu do të promovojë infrastrukturën kritike të Shqipërisë për mbështetjen e stërvitjeve të mëdha në kuadër të Aleancës. Dua të vlerësoj gjithashtu identifikimin dhe përfshirjen e Portit të Durrësit dhe Bazës Ajrore të Kuçovës si infrastrukturë strategjike për dislokimin e trupave.” - u shpreh gjeneralmajor Begaj.

VIDEO:

Nga ana e tij, gjeneralmajor Mohan e falënderoi shefin e Shtabit të Përgjithshëm të FARSH për mbështetjen dhe vlerësoi maksimalisht punën e bërë nga FARSH për përgatitjen e stërvitjes. Komandanti i Komandës Mbështetëse të SHBA theksoi se prioritet gjatë stërvitjes, do të jetë zbatimi me përpikmëri i protokollit të përbashkët i masave anti-COVID për të gjitha trupat pjesëmarrëse në stërvitje.

Në vijim, gjeneralmajor Mohan i shoqëruar nga gjeneralmajor Begaj zhvilluan vizita inspektuese në Batalionin e Xhenios, Portin e Durrësit dhe Komandën e Forcës Detare, ku u njohën nga afër me disa nga elementët përgatitorë të stërvitjes.

Stërvitja “Defender 21” e drejtuar nga SHBA do të jetë një ndër stërvitjet më të mëdha të Aleancës, faza ekzekutive e së cilës do të zhvillohet në periudhën maj - qershor 2021.






Media Sociale



Moti