
Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FARSH gjeneralmajor prof. asoc. Bajram Begaj, priti në një takim drejtorin e Inteligjencës dhe Sigurisë të Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Gjate takimit me drejtorin e DIS, gjeneralmajor Hazrolli, SHSHPFA, vlerësoi bashkëpunimin e deritanishëm me Forcën e Sigurisë së Kosovës.
Nga ana e tij, gjeneralmajor Hazrolli pasi e falënderoi gjeneralmajor Begaj për punën e mirë të bërë deri më tani si shef i Shtabit të Përgjithshëm të FA, shprehu gatishmërinë e tij për të vijuar bashkëpunimin e shkëlqyer të deritanishëm mes strukturave.
Gjatë takimit SHSHPFA shprehu angazhimin e tij për vijimin e bashkëpunimit mes strukturave të inteligjencës ushtarake të dy vendeve duke inkurajuar punën e mirë që mund të bëhet për të intensifikuar këtë bashkëpunim.
Të dy bashkëbiseduesit gjatë takimit ndanë të njëjtat qasje për situatën e sigurisë në rajon, rolin e NATO si dhe vijimin e bashkëpunimit mes FARSH dhe FSK edhe në të ardhmen.
Takimi u zhvillua në kuadër të bashkëpunimit të FARSH me Forcën e Sigurisë së Kosovës.