Gjeneralmajor prof. asoc. Bajram Begaj priti në takim drejtorin e Inteligjencës dhe Sigurisë së FSK, gjeneralmajor Gëzim Hazrolli

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FARSH gjeneralmajor prof. asoc. Bajram Begaj,  priti në një takim drejtorin e Inteligjencës dhe Sigurisë të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Gjate takimit me  drejtorin e DIS, gjeneralmajor Hazrolli, SHSHPFA, vlerësoi bashkëpunimin e deritanishëm me Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Nga ana e tij, gjeneralmajor Hazrolli pasi e falënderoi gjeneralmajor Begaj për punën e mirë të bërë deri më tani si shef i Shtabit të Përgjithshëm të FA, shprehu gatishmërinë e tij për të vijuar bashkëpunimin e shkëlqyer të deritanishëm mes strukturave.

Gjatë takimit SHSHPFA shprehu angazhimin e tij për vijimin e bashkëpunimit mes strukturave të inteligjencës ushtarake të dy vendeve duke inkurajuar punën e mirë që mund të bëhet për të intensifikuar këtë bashkëpunim. 

Të dy bashkëbiseduesit gjatë takimit ndanë të njëjtat qasje për situatën e sigurisë në rajon, rolin e NATO si dhe vijimin e bashkëpunimit mes FARSH dhe FSK edhe në të ardhmen. 

Takimi u zhvillua në kuadër të bashkëpunimit të FARSH me Forcën e Sigurisë së Kosovës.






Media Sociale



Moti