SHSHPFA zhvillon vizitë njohëse në Komandën e Forcës Tokësore dhe Regjimentin e Operacioneve Speciale në Zall-Herr

 

Ditën e sotme, SHSHPFA gjeneralmajor prof. asoc. Bajram Begaj zhvilloi një vizitë njohëse në garnizonin e Komandës së Forcës Tokësore dhe Regjimentin e Operacioneve Speciale, njësi kjo e sapo krijuar brenda Forcës Tokësore. 

Qëllimi i kësaj vizite ishte dhënia e udhëzimeve për përforcimin dhe respektimin e masave protokollare kundër përhapjes së COVID-19, falënderimin e të gjithë efektivat të FT për punën e mirë dhe sakrificat që ata bëjnë çdo ditë, si në kuadër të përballimit të emergjencave civile, ashtu edhe në ruajtjen e gatishmërisë dhe kapaciteteve operacionale të Forcës Tokësore në zhvillimin me sukses të misionit dhe detyrave në këtë periudhë delikate pandemie.

Gjatë kësaj vizite, gjeneralmajor prof. asoc Begaj inspektoi nga afër edhe gjendjen infrastrukturore të godinave në garnizon dhe punimeve që po kryhen për rikonstruksionin dhe rehabilitimin e tyre, si pasojë e dëmeve të shkaktuara nga tërmeti i nëntorit të vitit 2019. 

Pas prezantimit nga komandanti i Forcës Tokësore gjeneral brigade Arben Kingji të statusit aktual të punimeve të zhvilluara për çdo godinë të dëmtuar, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FARSH, gjeneralmajor prof. asoc Bajram Begaj theksoi edhe njëherë angazhimin e tij dhe të Shtabit të Përgjithshëm për të ndihmuar dhe çuar më tej këtë proces që të përfundojë sa më shpejt të jetë e mundur dhe sipas standardeve të kërkuara për vijimin sa më normal të punës së efektivëve të Forcës Tokësore.






Media Sociale



Moti