Gjeneralmajor prof. asoc. Bajram Begaj takime pune me gjeneralmajor Joseph Jarrard, mbi zhvillimin e stërvitjes “Defender Europe 21”, në Shqipëri

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA gjeneralmajor prof. asoc. Bajram BEGAJ, priti në takime pune Gjeneral Major Joseph Jarrard, zëvendëskomandant i Përgjithshëm i Forcave Tokësore Amerikane në Evropë dhe Afrikë, në kuadër të zhvillimit në vendin tonë të stërvitjes “Defender Europe 21”.  

Defender Europe 21”, e cila do të zhvillohet nga data 1 maj deri më 14 qershor 2021, është stërvitja shumëkombëshe më e madhe, e zhvilluar ndonjëherë në territorin e Republikës së Shqipërisë dhe në rajonin tonë, në tre dekadat e fundit, si për forcat pjesëmarrëse dhe mjetet e dislokuara, ashtu dhe për forcat dhe mjetet që do të kryejnë kalimin transit në vendin tonë. 

Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë do të demonstrojnë kapacitetet e vendit pritës, koordinuese dhe mbështetëse, të një stërvitje në shkallë të gjerë dhe komplekse, si dhe trajnimi për të gjithë komponentët dhe shërbimet, në stërvitje të përbashkëta dhe rajone të ndryshme. 

Përmirësimi e ndërveprueshmërisë dhe rritja e besueshmërisë së aleatëve tek kapacitetet, përgatitja dhe procedurat e Forcave te Armatosura të Republikës së Shqipërisë, për të operuar së bashku me forcat e vendeve të tjera të NATO s apo edhe midis forcave të ndryshme janë objektivat tonë operacional, shprehu gjeneralmajor prof. asoc. Begaj. Më tej ai theksoi se “Forcat tona janë të mirëstërvitura dhe te pajisura me armatim dhe mjete bashkëkohore, për të ndërvepruar krah për krah me forcat ushtarake amerikane dhe vendeve të tjera aleate”. 

Ndërsa, gjeneralmajor Jarrard vlerësoi partneritetin dhe bashkëpunimin ushtarak me FARSH-in, dhe falënderoi SHSHP të FA për mbështetjen e dhënë për zhvillimin me sukses të kësaj stërvitje në territorin e Republikës së Shqipërisë.  

Stërvitja do të shërbejë si platformë për përgatitjen dhe certifikimin e kapaciteteve operacionale (reparteve) të deklaruara në NATO, në kuadër të një operacioni shkurajues për përballimin e një rreziku/kundërshtari të përbashkët. Risi e kësaj stërvitje do të jetë përfshirja e Qendrës së Kontroll Raportimit të Forcës Ajrore në Sistemin e Komandim Kontrollit te operacioneve ajrore.

Paketa e stërvitjes drejtohet nga Komanda e Forcave Tokësore Amerikane (US ARMY EUR) dhe përbëhet nga katër stërvitje kryesore të ushtrisë së SHBA, të cilat do të zhvillohen njëkohësisht të bashkërenduara me njëra - tjetrën dhe me stërvitje të tjera të NATO.

SHSHP i FA gjithashtu vuri theksin te sfida e zhvillimit të stërvitjes gjatë situatës së pandemisë globale, e cila do të dëshmojë se ne jemi në gjendje të ruajmë gatishmërinë operacionale dhe përmbushim misionin tonë kushtetues edhe në këto situata. Ai siguroi bashkëfolësin për zbatimin e protokolleve shëndetësore për parandalimin e përhapjes së virusit “COVID 19”, kujdesi shëndetësor ndaj personelit pjesëmarrës në stërvitje, si edhe popullsisë në rajonet stërvitore është dhe do të jetë prioritet.

Gjatë vizitës dyditore në Tiranë, gjeneralmajor Jarrard pati takime me autoritet më të larta të komandimit dhe drejtimit të FA, si dhe me disa autoritete të institucioneve kryesore të sigurisë së vendit dhe të politikës. 

 






Media Sociale



Moti