Gjeneralmajor, prof. asoc. Bajram Begaj, në Takimin e Komitetit Ushtarak të NATO në nivel nivel shefash shtabi të përgjithshëm të vendeve anëtare të NATO

Shefat e Shtabeve të vendeve të Aleancës u “mblodhën” virtualisht në sesionin e 185- të të Komitetit Ushtarak të NATO nivel shefash shtabi të përgjithshëm të vendeve anëtare të NATO. 

Takimi u hap nga z. Jens Stoltenberg, sekretari i Përgjithshëm i NATO, ndërsa seancat u drejtuan nga Air Chief Marshal Sir Stuart Peach, kryetar i Komitetit Ushtarak, mbështetur nga komandanti Suprem i Forcave Aleate në Evropë (SACEUR), gjeneral Tod Wolters dhe komandanti Suprem i Aleancës për Transformimin (SACT), gjeneral André Lanata.

“NATO duhet të qëndrojë e përgatitur me qëllim përballimin e sfidave të cilat rrjedhin nga një ambient sigurie i paparashikueshëm në shkallë botërore dhe konkurrues midis vendeve” - theksoi z. Stoltenberg. Gjithashtu, sekretari i Përgjithshëm i NATO vlerësoi rolin e Forcave të Armatosura për mënjanimin e transformimit të krizës shëndetësore në një krizë të sigurisë globale. COVID 19 nga ana tjetër nuk i ka eliminuar sfidat e sigurisë që Aleanca dhe vendet anëtare janë duke u përballur, ndaj roli i NATO mbetet i rëndësishëm në ruajtjen e paqes dhe sigurisë ne zonën euroatlantike e me gjerë.   

Gjatë axhendës një ditore, shefat e shtabi të përgjithshëm të vendeve të NATO diskutuan për një sërë çështjesh që lidhen me angazhimet operacionale aktuale të NATO: misioni “Resolute Support” në Afganistan; misionin e NATO në Irak, misionin e KFOR në Kosovë, për konceptin e Shkurajimit dhe Mbrojtjes të hapësirës euroatlantike, konceptin e luftimit “CAPSTONE”, planeve në përgjigje të krizës shëndetësore të krijuar nga pandemia COVID - 19. 

Njëzëri të gjithë shefat rikonfirmuar qëndrimin e vendeve anëtare për vijueshmërinë e mbështetjes për misionet dhe operacionet në bazë të vendimmarrjeve politike. 

Gjeneralmajor, prof. asoc. Begaj rikonfirmoi vijimin e kontributeve të Shqipërisë në misionet, operacionet dhe aktivitetet e Aleancës. Në veçanti vlerësoi misionin e NATO në Kosovë si suksesin më të madh të NATO, që prej krijimit të saj, në fushën e operacioneve. 

Komiteti Ushtarak i NATO në nivel shefash shtabi të përgjithshëm mblidhet dy herë në vit në Shtabin e NATO në Bruksel dhe, një takim me rotacion, një herë në vit në një nga vendet anëtare të Aleancës.

Takimi i radhës do të jetë në Greqi në shtator 2021.

 

 






Media Sociale



Moti