FA vijojnë operacionin për hapjen e akseve rrugore të bllokuara nga dëbora

 

Si rezultat i rënies së reshjeve të dëborës me intensitet të lartë, strukturat e Forcave të Armatosura kanë vijuar operacionin e tyre për hapjen e akseve rrugore të bllokuara nga dëbora.

Konkretisht, gjatë mbrëmjes së kaluar, me kërkesë të Bashkisë  Korçë, efektivë të Detashmentit të Mbrojtjes Rajonale, Korçë, me një mjet special borëpastruese, kanë kryer operacionin për hapjen e akseve rrugore rurale të bllokuara: Libonik-Sheqeras-Orman-Rëmbec-Pojan-Zvezde-Golloberde-Potgorie-qyteti Maliq, duke bërë të mundur zhbllokimin e rrugës (rreth 120 km), që lidhte këto fshatra.

Në këto kushte të vështira atmosferik, Forcat e Armatosura janë në gatishmëri dhe të gatshme për të ndërhyrë dhe ndihmuar në rast nevoje.






Media Sociale



Moti