Niset me mision në Letoni Kontingjenti VIII EOD

bwd  Grup - Foto 1/2  fwd

Ministri i Mbrojtjes, z. Niko Peleshi dhe SHSHPFA, gjeneralmajor prof. asoc. Bajram Begaj morën pjesë në ceremoninë e nisjes së Kontingjenti VIII EOD, i cili do të marrë pjesë në misionin e Prezencës së Përparuar të Përforcuar (enhanced Forward Presence - eFP) të NATO, si pjesë e grup-batalionit të udhëhequr nga forcat kanadeze të dislokuara në Letoni.

Ministri i Mbrojtjes z Niko Peleshi, përshëndeti trupat xheniere të Komandës Mbështetëse dhe i falënderoi ato për kontributin e vyer në shërbim të paqes e komunitetit. Ministri i Mbrojtjes theksoi rëndësinë e këtij kontributi në shërbim të paqes sẽ përbashkët përkrah aleatëve tanë të Aleancës dhe vijimësinë e tij nëpërmjet këtij kontingjenti, i cili ka vendosur një standard të lartë gjatë kontributit të tij në misionin e Prezencës së Përparuar të Përmirësuar të NATO-s në Letoni.

Më tej ceremonia vijoi me dorëzimin e flamurit për Kontingjentin VIII EOD nga shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura gjeneralmajor Begaj dhe u përmbyll me foton e përbashkët.

VIDEO






Media Sociale



Moti