Kremtohet 95 - Vjetori i Krijimit të Forcës Detare

bwd  Grup - Foto 1/2  fwd

Kremtohet ceremonia e 95 - Vjetorit të Krijimit të Forcës Detare në portin e Durrësit. Në këtë ceremoni morën pjesë ministrja e Mbrojtjes znj. Olta Xhaçka, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura gjeneralmajor Bajram Begaj, përfaqësues të institucioneve detare, të Portit Durrës, QNOD, veteranë të Flotës dhe personel i Forcës Detare.

Komandanti i Forcës Detare, gjeneral brigade Ilir Xhebexhia i uroi detarëve 95 - Vjetorin duke theksuar se: "... është privilegj dhe kënaqësi e veçantë t'ju drejtohem sot me rastin e 95 - Vjetorit të krijimit të Forcës Detare!".

Në vazhdimësi, ai përmblodhi historinë e saj që nga krijimi më 25 Dhjetor 1925 dhe hapat që ka ndërmarrë Forca Detare në rrugën e reformimit dhe modernizimit për realizimin e misionit të saj dhe plotësimin e standardeve të NATO në bashkëpunim me Flotat homologe.

Në vijim zonja Olta Xhacka vlerësoi kontributin e detarëve shqiptarë në realizimin e misionit për zbatimin e ligjshmërisë sonë detare dhe kryerjen e operacioneve humanitare, brenda dhe jashtë ujërave tona, siç ishte operacioni "Sea Guardian" në detin Egje, por dhe mjaft operacione shpëtimi në ndihmë të komunitetit. Ministrja Xhacka theksoi vëmendjen në forcimin dhe modernizmin e Forcës Detare në vitet e ardhshme, veçanërisht Bazën Detare të Pashalimanit.

Në fund të ceremonisë, me rastin e këtij përvjetori u vlerësuan me medalje e certifikatë mirënjohje, oficerë, nënoficerë e detarë të Forcës sonë Detare.

VIDEO






Media Sociale



Moti