
Shefat e Shtabeve të vendeve të Aleancës u “mblodhën” virtualisht në sesionin e 184 të Komitetit Ushtarak. Takimi u drejtua nga Air Chief Marshal Sir Stuart Peach, kryetar i Komitetit Ushtarak, mbështetur nga komandanti Suprem i Forcave Aleate në Evropë (SACEUR), gjeneral Tod Wolters dhe komandanti Suprem i Aleancës për Transformimin, (SACT), gjeneral André Lanata.
SHSHP të vendeve të NATO diskutuan për një sërë çështjesh që lidhen me angazhimet operacionale aktuale të NATO (Resolute Support Mission, misionin e NATO në Irak, misionin e KFOR), për Deterrence and Defence të hapësirës euroatlantike dhe çështjeve të tjera që lidhen me misionin e NATO.
Njëzëri të gjithë shefat rikonfirmuar qëndrimin e vendeve anëtare për vijueshmërinë e mbështetjes për misionet dhe operacionet në bazë të vendimmarrjeve politike, ndërsa mbi zbatimin e konceptit Deterrence and Defence të hapësirës euroatlantike, shefat e SHP vlerësuan punën e bërë nga komandat strategjike, transparencën mbi hartimin e këtyre dokumenteve dhe ofruan këshillim ushtarak mbështetur në pikëpamjet kombëtare.
Gjeneralmajor, prof. asoc. Begaj rikonfirmoi vijimin e kontributeve të Shqipërisë në misionet, operacionet dhe aktivitetet e Aleancës. në veçanti vlerësoi misionin e NATO-s në Kosovë si suksesin më të madh të NATO-s që prej krijimit të saj në fushën e operacioneve.
Komiteti Ushtarak i NATO-s në nivel shefash shtabi të përgjithshëm mblidhet dy herë në vit në Shtabin e NATO-s në Bruksel, dhe një takim, me rotacion, një herë në vit në një nga vendet anëtare të Aleancës.
Takimi i radhës do të jetë në Greqi në shtator 2021.