COVID-19, FARSH prej pesë javësh vijojnë operacionin e patrullim - monitorimit

bwd  Grup - Foto 1/4  fwd

Forcat e Armatosura që në momentet e para të marrjes së njoftimit për përhapjen e virusit COVID - 19 në territorin e Shqipërisë, morën masa të menjëhershme për vendosjen në gatishmëri të kapaciteteve, me qëllim vendosjen në dispozicion të autoriteteve civile për mbështetjen e nevojshme në interes të qytetarëve shqiptarë.

Përgjatë pesë javëve, 24.720 efektivë të Forcave të Armatosura dhe 3.187 mjete, në një mesatare ditore prej 850 efektivë dhe 100 mjetesh, kanë vijuar dhe vijojnë detyrat e patrullimit të përbashkët me Policinë e Shtetit, për zbatimin e ndalimit të kufizuar të lëvizjes në të gjithë vendin, me kërkesë të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Ministrisë së Rendit dhe në mbështetje të aktit normativ të Këshillit të Ministrave.

Forca Tokësore, Policia Ushtarake dhe Komanda Mbështetëse me anë të DMR-ve, gjatë këtyre pesë javëve kanë vijuar dhe vijojnë operacionin e patrullim-monitorimit dhe pika kontrolli në të gjitha qytetet kryesore të vendit.

Po ashtu edhe Komanda e Doktrinës dhe Stërvitjes është angazhuar gjatë këtyre pesë javëve në monitorim dhe distancim social, ku në përbërje të tyre janë atashuar efektivë nga Forca Ajrore, efektivë të Komandës Mbështetëse dhe ASNI.

Efektivë të Forcës Detare gjithashtu janë angazhuar në Durrës në operacionet të monitorimit dhe distancimit social, si dhe patrullim në fashat e orareve të përcaktuara, ndërsa efektivë të Batalionit të Mbështetjes në SHPFA janë angazhuar kryesisht në Shtëpinë e Pushimit të Ushtarakëve dhe ka mbështetur me mjete transporti Shtabin e Përgjithshëm.

Gjatë këtyre ditëve të fundit, Forca Tokësore dhe Policia Ushtarake kanë marrë në ruajtje hotelet ku po akomodohen shtetasit që po riatdhesohen, kryesisht në qytetet Durrës, Shkodër, Korçë dhe Gjirokastër.

Njësia mjekësore ushtarake, gjatë këtyre 5 pesë javëve kanë marrë të gjitha masat duke bërë furnizimin e forcave në operacion me maska, doreza e dezinfektant dhe është në gatishmëri të plotë.

Personeli i NJMU vazhdon shërbimin "triage" në hyrje të Spitalit të Traumës me shërbim 24 orësh me dy turne.






Media Sociale



Moti