Failed creating thumbnail directory /var/www/aaf.mil.al/images/galeria/2020/mars/25/vsig_thumbs/Failed creating image directory /var/www/aaf.mil.al/images/galeria/2020/mars/25/vsig_images/

COVID -19, Forcat e Armatosura "zbarkojnë" pakot me ndihma në qarkun e Lezhës

bwd  Grup - Foto 1/2  fwd

Harta e operacionit humanitar për shpërndarjen e pakove me ndihma ushqimore po zgjerohet dita ditës. Vetëm gjatë ditës së sotme efektivët e FA kanë shpërndarë 300 pako në qarkun e Lezhës dhe Mirditës. Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA ka qenë sot në fshatin Ndërfan të Njësisë Administrative Rrëshen, duke iu gjendur pranë në këto ditë të vështira familjeve në nevojë.

Gjeneral brigade Kollçaku u shpreh se Ministria e Mbrojtjes dhe Shtabi i Përgjithshëm, ka aktivizuar burimet nga Rezervat e Shtetit dhe së bashku me efektivët e FA kemi nisur shpërndarjen. Gjithashtu nuk mungoi as ripërsëritja e thirrjes për çdo qytetar që të qëndrojnë brenda si dhe të respektojnë të gjitha masat e marra nga qeveria. 

Edhe vetë Bashkia e Mirditës ka shpërndarë pako për familjet në nevojë duke angazhuar bizneset private, por edhe burimet e brendshme të vetë bashkisë. Për familjet, të cilat për arsye të ndryshme kanë banese të është e pabanueshme, bashkia i ka vënë në dispozicion jo vetëm çadra, por edhe kontejnerë.







Media Sociale



Moti