Forcat e Armatosura në shërbim të qytetarëve

Forcat e Armatosura të RSH që në momentet e para të marrjes së njoftimit për përhapjen e virusit COVID - 19 në territorin e RSH, morën masa të menjëhershme për vendosjen në gatishmëri të kapaciteteve, me qëllim vendosjen në dispozicion të autoriteteve civile për mbështetjen e nevojshme në interes të qytetarëve shqiptarë.

Me kërkesë të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Ministrisë së Rendit dhe në mbështetje të aktit normativ të Këshillit të Ministrave, Forcat e Armatosura kanë më shumë se 10 ditë që vijojnë detyrat e patrullimit të përbashkët me Policinë e Shtetit, për zbatimin e ndalimit të kufizuar të lëvizjes në rrugët kryesore të Tiranës, Durrësit si dhe të qyteteve të tjera.

Forcat e Armatosura gjithashtu, kanë vijuar me operacionin për shpërndarjen e ndihmave për qytetarët në nevojë si dhe së bashku dhe me Policinë e Shtetit ndodhen në çdo supermarket dhe bankë, në fashat e orareve të përcaktuara, për të mundësuar zbatimin e rregullave të vendosura në këto ditë të vështira që po kalon vendi ynë.

Nga data 20 mars, pas përshkallëzimit të situatës, Forcat e Armatosura në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, kanë marrë për detyrë të përforcojnë masat e ndalimit të kufizimit në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë me të gjitha mjetet dhe personelin në dispozicion.

Strukturat e FA në terren janë inspektuar nga afër nga shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FARSH, gjeneral brigade Bardhyl Kollcaku, i cili gjatë kësaj kohe dha edhe një intervistë për televizionin "Vizion Plus", ku, ndër të tjera, duke vlerësuar rëndësinë e situatës në shërbim të jetës së qytetarëve, theksoi se FA janë të gatshme të përdorin edhe forcën e përshkallëzuar nëse do të jetë nevoja, me qëllim zbatimin e masave dhe ruajtjes së jetës së qytetarëve.

Intervista e plotë e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të FARSH,  për  televizionin "Vizion Plus".







Media Sociale



Moti