FA angazhim maksimal në mbështetje të familjeve në nevojë

bwd  Grup - Foto 1/2  fwd

Prej disa ditësh efektivë të Batalionit të Mbështetjes Rajonale, Batalionit të Xhenios dhe atij të Transportit të Komandës Mbështetëse janë angazhuar maksimalisht në depot e Rezervave të Shtetit për përgatitjen e pakove ushqimore për familjet në nevojë dhe pensionistëve kryefamiljarë për përballimin e situatës së krijuar nga virusi COVID-19.

Pakot që u përgatitën në Rezervat e Shtetit u u morën në dorëzim nga pushteti loKal, ku në bashkëpunim të ngushtë me Komandën Mbështetëse dhe Emergjencat Civile si dhe me shoqatën “Fundjavë Ndryshe” nisi shpërndarja e tyre kryesisht familjeve të prekur nga tërmeti, familjeve në nevojë dhe pensionistëve kryefamiljarë.

Gjithsej janë paketuar, grumbulluar dhe shpërndarë rreth 1550 pako nga Rezervat e Shtetit dhe 180 pako nga “Fundjavë Ndryshe” kryesisht produkte ushqimore bazë dhe detergjentë, më së shumti në zonat Thumanë, Shijak, Ishëm, Budull, Mazhë e Madhe, Bubq dhe Laç.

Në këtë operacion humanitar gjatë këtyre ditëve kanë marrë pjesë 77 efektivë të reparteve vartëse të KM dhe 20 mjete transporti.  

Aktualisht vijon puna për paketimin e 300 pakove ushqimore, të cilat do të shpërndahen në Vorë, Ndroq dhe Pezë.







Media Sociale



Moti