Forcat e Armatosura në gatishmëri kundër COVID-19

bwd  Grup - Foto 1/2  fwd

Duke filluar që në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme, Forcat e Armatosura janë angazhuar në mbështetje të Policisë së Shtetit në qarqet kryesore të vendit (Tiranë, Durrës, Shkodër, Lezhë, Elbasan, Berat, Lushnje, Fier dhe Vlorë) për përballimin e situatës së krijuar nga COVID-19, duke ushtruar kontrolle për personat e kthyer nga vëndet e prekura nga virusi, por mbi të gjitha sensibilizim për qytetarët, kryesisht për ata që kanë udhëtuar në vendet më të prekura, për të siguruar respektimin e masave për parandalimin e përhapjes së COVID -19. 

VIDEO

Si rrjedhojë efektivët e Forcës Tokësore dhe Policisë Ushtarake të pajisur me pajimet personale, mjetet mbrojtëse dhe mjetet çndotëse i janë bashkuar në ndihmë Policisë së Shtetit duke bashkëvepruar dhe njëherë si një njësi e vetme. 

Me marrjen e detyrës, këto trupa u inspektuan nga shefi i Shtabit të Përgjithshëm gjeneral brigade Bardhyl Kollçaku dhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu të cilët këshilluan dhe u dhanë porositë e fundit efektivëve të angazhuar në këtë operacion.

Në këtë kuadër, në të gjitha repartet e Forcave të Armatosura vazhdon të ndiqet situata epidemiologjike dhe shëndetësore e personelit, si dhe vazhdon ndjekja e urdhrave dhe udhëzimeve që lidhet me ecurinë e situatës epidemiologjike në vend dhe masat specifike për të shmangur infektimin e personelit i cili ndikon në gatishmërinë operacionale të Forcave të Armatosura







Media Sociale



Moti