Trajnimi “Gratë në Ushtri” me ekipin e Gardës Kombëtare të New Jersey

bwd  Grup - Foto 1/2  fwd

Në kuadër të partneritetit me FARSH si dhe në vazhdim të aktivitetit të realizuar në vitin 2019, për trajtimin e temave mbi barazinë gjinore, një ekip i Gardës Kombëtare të New Jersey, i drejtuar nga Kolonel Yvonne Mays, Drejtore e Shtabit në Forcën Ajrore, në periudhën 03 – 06 Mars realizoi një vizitë zyrtare në Shqipëri.

Në ditën e parë të vizitës, ekipi zhvilloi një tur në ambientet e Forcës Tokësore, Ajore dhe Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes ku dhe u takua me drejtues, gra dhe vajza të këtyre strukturave si dhe u njoh me ambientin ku ato punojnë.

Gjatë ditëve në vazhdim, në periudhën 03-04 mars 2020, në Auditoriumin e Ministrisë së Mbrojtjes, u zhvillua trajnimi “Gratë në Ushtri” nën drejtimin e Ekipit nga Garda e New Jersey me pjesëmarrjen e grave dhe vajzave ushtarake të FARSH.

Tema me interest të lartë të trajnimit ishin “Gratë në Ushtri dhe të drejtat e tyre për të qenë të barabarta në prezencë, drejtim dhe gradim” “Mënyrat për të përmisuar ligjet në mbështetje të grave në ushtri”, si dhe ‘Reagimi dhe ndalimi i sulmeve seksuale”, të cilat u shoqëruan me pyetje dhe diskutime të shumta nga pjesëmarrësit. Ekipi Amerikan e vleresoi si te rendesishem implementimin sidomos te ligjit per reagimin dhe ndalimin e sulmeve seksuale.

Gjithashtu, me shumë interes nga pjesëmarrësit u prit prezantimi i ofruar nga përfaqësuesit e Ministrisë së Mbrojtjes mbi ligjin kundër dhunës dhe ngacmimeve seksuale në FARSH.

Kolonel Yvonne Mays, dhe ekipi shoqërues u pritën edhe nga Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, Gjeneral Brigade Bardhyl Kollçaku, i cili i falenderoi dhe përgëzoi për kontributin e dhënë gjatë vizitës së tyre në FARSH. 







Media Sociale



Moti