Gjeneral brigade Kollçaku vizitë zyrtare në KFOR

bwd  Grup - Foto 1/2  fwd

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FARSH, gjeneral brigade Bardhyl Kollçaku, zhvilloi një vizitë zyrtare në KFOR, Prishtinë, ku u prit nga komandanti i KFOR, gjeneralmajor Michele Risi.

Vizita u zhvillua në kuadër të diskutimeve të çështjeve kyçe të sigurisë në rajon, por edhe për mbarëvajtjen dhe vijimin e mbështetjes së vendit tonë për operacionet e NATO në Kosovë (KFOR). Komandanti i KFOR, gjeneralmajor Risi, pasi i uroi mirëseardhjen shefit të Shtabit të Përgjithshëm të FARSH, gjeneral brigade Bardhyl Kollçaku, vlerësoi kontributin e Shqipërisë në misionin KFOR, ku ushtarakët shqiptarë tregojnë profesionalizëm dhe ndjenjë të lartë përgjegjësie në përmbushjen e misionit. 

Nga ana e tij, gjeneral brigade Kollçaku, falënderoi për mikpritjen u shpreh ndër të tjera, se vendi ynë si vend anëtar i NATO, do të vazhdojë kontributin e tyre si dhe do të mbështesin KFOR në përmbushjen e angazhimeve të tij. Ai tha se roli i KFOR është një faktor stabiliteti jo vetëm në Kosovë, por edhe në rajon. Të dy bashkëbiseduesit u ndalën në situatën e sigurisë në Kosovë dhe rajon duke shprehur shqetësime të përbashkëta në lidhje me rreziqe dhe kërcënime aktuale që i kanosen Kosovës, rajonit dhe më gjerë.

Gjatë qëndrimit në Komandën e KFOR, shefi i Shtabit të Përgjithshëm zhvilloi një takim edhe personelin e FARSH që shërben në KFOR.







Media Sociale



Moti