Përkujtohet rënia në krye të detyrës e Dëshmorit të Atdheut, kapiten Feti Vogli

20 shkurt 2020

Në Komandën dhe Shtabin e Misionit të NATO “Resolute Suport”, në Kabul, Afganistan, nën kujdesin e përfaqësuesit të Lartë Ushtarak të FARSH në misionin e NATO “Resolute Suport”, kolonel Ardian Lulo, u zhvillua ceremonia përkujtimore në nderim të Dëshmorit të Atdheut, kapiten Feti Vogli, i cili ra në krye të detyrës më 20 shkurt 2012.

Më herët edhe në Batalionin e Forcave Speciale në Zall-Herr, ku kapiten Feti Vogli bënte pjesë, u zhvillua një ceremoni përkujtimore me këtë rast, ku kolegë dhe familjarë të të ndjerit, mbajtën një minutë heshtje dhe bënë homazhe dhe vendosën kurora me lule pranë bustit të Dëshmorit të Atdheut Kapiten Feti Vogli me rastin e 8 - Vjetorit të rënies në krye të detyrë.

Kapiten Feti Vogli, pjesëtar i Forcave Speciale shqiptare humbi jetën tragjikisht  më 20 shkurt 2012 në krye të detyrës, gjatë një sulmi të pabesë në Afganistan, ku ngeli i plagosur edhe një ushtarak i Forcave Amerikane dhe u plagos nëntetar i Forcave Speciale të FARSH Aleksandër Peçi







Media Sociale



Moti