Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, priti ambasadoren e SHBA

 

bwd  Grup - Foto 1/2  fwd

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FARSH gjeneral brigade Bardhyl Kollçaku, priti në një takim pune ambasadoren e SHBA në vendin tonë znj. Yuri KIM.

Takimi u fokusua në marrëdhëniet në fushën e Sigurisë dhe Mbrojtjes midis dy vendeve dhe Forcave të Armatosura.

Gjeneral brigade Kollçaku, fillimisht i uroi ambasadores mirëseardhjen në vendin tonë, dhe e falënderoi atë për mbështetjen e vazhdueshme që SHBA kanë dhënë dhe vazhdojnë të japin për Shqipërinë dhe Forcat e Armatosura. Ai i quajti SHBA “Aleati më i madh që Shqipëria ka patur ndonjëherë”.

Nga ana e saj, ambasadorja e SHBA, falënderoi shefin e Shtabit të Përgjithshëm të FARSH për pritjen, dhe rolin që kanë luajtur Forcat e Armatosura, në shndërrimin e Shqipërisë në aleatin me besnik të SHBA. 

Ashtu siç edhe është prezantuar më herët, thellimi i marrëdhënieve në fushën e Sigurisë dhe Mbrojtjes mes dy vendeve, do të jetë prioriteti kryesor i Ambasadës së SHBA në Shqipëri. SHBA do të vijojnë mbështetjen për modernizimin e FA, me qëllim që Shqipëria të japë një kontribut gjithmonë e më të madh për sigurinë, stabilitetin e paqen krah për krah aleatëve të saj.

Të dy bashkëbiseduesit ndër të tjera, ndanë shqetësimin për sfidat dhe kërcënimet ndaj mjedisit të sigurisë si dhe influencën në rritje të aktorëve të tretë në rajon.







Media Sociale



Moti