Gjeneral brigade Kollçaku priti në takim Ambasadorin e Izraelit, SH.T.Z Gendler

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, Gjeneral Brigade Bardhyl Kollçaku, zhvilloi një takim me Ambasadorin e Shtetit të Izraelit të akredituar në vendin tonë, Sh.T.Z. Noah Gal Gendler. 

Takimi u fokusua në marrdhëniet në fushën e Mbrojtjes midis dy vendeve dhe Forcave të Armatosura.

Gjeneral brigade Kollçaku gjatë takimit, e falenderoi ambasadorin për bashkëpunimin dhe kontributin e dhënë kryesisht pas tërmetit të 26 nëntorit të vitit të kaluar ku Izraeli kontribuoi me një ekip prej 10 vetësh, të specializuar në vlerësimin dhe çertifikimin e ndërtesave të dëmtuara.

Nga ana e tij, Ambasadori i Izraelit i akredituar në vendin tonë, Sh.T.Z. Noah Gal Gendler, pasi falenderoi Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të FARSH për pritjen dhe vlerësimin, shprehu  gatishmërinë për ofrimin e trajnimeve dhe kualifikimeve të personelit të FA në Izrael. 

Gjatë takimit të dy bashkëbiseduesit shprehën besimin dhe dëshirën e vijimit dhe forcimit të mëtejshëm të bashkëpunimit ushtarak midis dy vendeve edhe në të ardhmen.







Media Sociale



Moti