Gjeneral brigade Kollçaku merr pjesë në Ditën e Vizitorëve të Shquar të stërvitjes shumëkombëshe “Albanian Effort - 19”

bwd  Grup - Foto 1/3  fwd

Në rajonin stërvitor të Bizës u zhvillua Dita e Vizitorëve të Shquar të stërvitjes shumëkombëshe me trupa, e koduar “Albanian Effort - 19”. Në këtë ceremoni morën pjesë zëvendësministri i Mbrojtjes z. Petro Koçi, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FARSH, gjeneral brigade Bardhyl Kollçaku, gjeneralë të ftuar nga vendet pjesëmarrëse në stërvitje, komandantë forcash, atashe ushtarakë të vendeve të NATO të akredituar në vendin tonë, etj.

Në përshëndetjen e tij drejtuar trupave pjesëmarrëse në këtë stërvitje, gjeneral brigade Kollçaku u shpreh ndër të tjera: “Ne jemi këtu, në këtë Ditë të Vizitorëve të Shquar, të Stërvitjes “Albanian Effort-19”, ku marrin pjesë 12 vende të NATO dhe vende partnere. Ne e planifikuam atë si një ushtrim kombëtar - vendas dhe tani jemi këtu, kemi një batalion shumëkombësh. Qëllimi i kësaj stërvitjeje ishte të përmirësonte njohuritë, të kuptuarit dhe aftësinë e strukturave të Forcave të Armatosura, udhëheqësve dhe partnerëve ndërkombëtarë, në planifikimin dhe ekzekutimin e spektrit të plotë NA5CRO, si pjesë e një Task Force të përbashkët (CJTF) të NATO me fokus në nivelin taktik. Padyshim që qëllimi u arrit me sukses dhe të gjitha objektivat u përmbushën.” - u shpreh gjeneral brigade Kollçaku.

VIDEO:

Më tej gjatë fjalës së tij, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FARSH, gjeneral brigade Bardhyl Kollçaku u ndal në rëndësinë që kanë këto stërvitje të përbashkëta shumëkombëshe me trupa, kur aleatët dhe partnerët e NATO bëhen së bashku për të punuar, trajnuar, bashkëpunuar dhe demonstruar ndërveprueshmërinë që ata kanë. 

“Unë jam i privilegjuar dhe dua të shfrytëzoj rastin për të falënderuar të gjithë aleatët tanë dhe pjesëmarrësit e vendeve partnere këtu, për punën e shkëlqyer dhe kontributin që ata kanë dhënë në këtë stërvitje. Unë e vlerësoj shumë! Me njerëz të tillë, miq dhe profesionistë, suksesi i stërvitjeve tona ushtarake dhe angazhimeve të përbashkëta mbeten të garantuara! Por, duke parë përtej suksesit profesional të stërvitja “Albanian Effort - 19”, unë mendoj se stërvitje si kjo dërgojnë një mesazh shumë të fortë, se nuk është vetëm Shqipëria, që është e interesuar për siguri dhe mbrojtje këtu në rajonin e Ballkanit, por janë të gjithë fqinjët tanë, vendet e rajonit dhe aleatët e NATO, që punojnë së bashku. Ne duhet ta kemi parasysh këtë dhe të vazhdojmë të punojmë si një ekip.” - u shpreh gjeneral brigade Kollçaku.

Ceremonia e Ditës së Vizitorëve të Shquar të stërvitjes “Albanian Effort - 19” përfundoi me dhënien e medaljeve, certifikatave, si dhe me një deklaratë për shtyp të shefit të Shtabit të Përgjithshëm të FARSH.

*** 

Më poshtë Deklarata për Shtyp e SHSHPFA gjeneral brigade Bardhyl Kollçaku:

FARSH drejton stërvitjen shumëkombëshe, e koduar “Albanian Effort - 19”, e cila mbyllet më 17 shtator 2019, pas më shumë se 8 ditë aktivitetesh të suksesshme stërvitjeje të përbashkët. 

Në këtë stërvitje marrin pjesë trupa dhe mjete të vendeve të NATO si Shqipëria, SHBA, Mbretëria e Bashkuar, Turqia, Kroacia, Polonia, Italia, Gjermania, Bullgaria, Mali i Zi, por edhe nga Maqedonia e Veriut dhe Kosova. 

Për shumë vite tashmë Forcat e Armatosura shqiptare stërviten së bashku me ato të Aleancës dhe vendeve partnere në rajonet stërvitore reciproke, por stërvitja “Albanian Effort - 19” kulmoi si stërvitja më e madhe e përbashkët që zhvillohet në Shqipëri këtë vit jubile të 10 - Vjetorit të Anëtarësimit të Shqipërisë në NATO.  

Trupat shqiptare po stërvitën së bashku me ato të Aleancës dhe vendeve partnere për planëzimin dhe kryerjen e operacioneve në përgjigje të krizave, operimin në një mjedis ushtarak ndërkombëtar, testimin e proceduarave të komandim kontrollit, përdorimin e procedurave standarde për komunikimin dhe gjuhës operacionale të NATO, testimin e ndërveprueshmërisë ndërmjet trupave të Aleancës dhe ato të vendeve partnere, të mbështetjes logjistike dhe mjekësore dhe deri në aspektet specifike të evakuimi mjekësor. 

Në aspektin kombëtar Forcat Tokësore shqiptare e përdorën këtë stërvitje edhe si një mjedis për vlerësimin sipas sistemit CREVAL të Kompanisë së Dytë Komando, e cila është e parashikuar të jetë pjesë përbërëse e NATO VJTF të ardhshëm.  

Stërvitja, që është planëzuar dhe po kryhet në përputhje të plotë me Direktivën e Stërvitjes së NATO, është duke u zhvilluar në dy rajone stërvitore: në Zall – Herr, ku është dislokuar Shtabi Kryesor Ndërkombëtar dhe në rajonin stërvitor të Bizës, ku janë dislokuar trupat amerikane, angleze, bullgare, gjermane, italiane, kosovare, kroate, malazeze, maqedonase, polake, shqiptare dhe turke. 

“Albanian Effort-19” u zhvillua në periudhën 9 - 16 shtator 2019 në Poligonin Kombëtar të Bizës. Audiencë kryesore e kësaj stërvitje ishte Batalioni Komando i Forcës Tokësore.

Ky ushtrim stërvitor shërbeu për certifikimin kombëtar të Kompanisë II Komando, e deklaruar nga vendi ynë në NATO, si pjesë e Task-Forcës të Gatishmërisë  Shumë të Lartë.

Pjesëmarrja e forcave ushtarake nga vendet e tjera aleate dhe partnere në NATO i dha kësaj stërvitje dimensionin multinacional duke krijuar mundësinë që efektivat ushtarakë të rrisnin aftësitë e tyre profesionale të bashkërendimit dhe të bashkëveprimit nëpërmjet përdorimit të gjuhës operacionale në interes të realizimit të misionit.






Media Sociale



Moti