FARSH merr pjesë në stërvitjen e NATO “Noble Jump -19”

 

bwd  Grup - Foto 1/2  fwd

Stërvitja e përvitshme “Noble Jump - 19” është stërvitje e NATO, e cila teston gatishmërinë operacionale të strukturave të NATO të përcaktuara si Forca të Reagimit të Shpejtë (Very High Readiness Joint Task Force  - VJTF).

Kjo stërvitje u drejtua nga Komanda Strategjike e Operacioneve të NATO (ACO/SHAPE) dhe u zhvillua në ambientet e SHAPE, në Shtabin e Përgjithshëm të FARSH, Shtabin e Forcës Tokësore dhe në Batalionin Komando.

Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë në këtë stërvitje marrin pjesë me Kompaninë e Parë të Batalionit Komando të Forcës Tokësore, si audienca primare e stërvitjes dhe me strukturat e tjera planëzuese dhe drejtuese në SHPFA dhe në FT, si audiencë dytësore e stërvitjes.

Qëllimi i kësaj stërvitjeje është vlerësimi i gatishmërisë operacionale të kapacitetit të FARSH në statusin NATO - VJTF “Stand by 19”  si dhe testimi i procedurave të lëvizjes dhe të transferimit të autoritetit.

Stërvitja “Nobel Jump – 19”, i shpërben FARSH dhe konkretisht Kompanisë së Parë të Batalionit Komando dhe strukturave të tjera të angazhuara, për rritjen e aftësive operacionale, rritjen e ndërveprueshmërisë dhe familjarizimit me procedurat dhe standardet e NATO.







Media Sociale



Moti